Kjo Faqe eshte per shitje - This site is for sale - email albaniantimes@gmail.com
Showing posts with label Sporti. Show all posts
Showing posts with label Sporti. Show all posts

Boks, Qato fiton sfidën ndaj Spitko


Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato (21-6, 4 Kos) fitoi mbrëmë ndaj sfidantit Alex Spitko ndeshjen e zhvilluar në ringun e "York Hall" në Londër.

Ky duel i ka shërbyer Qatos më shumë si një përgatitje për ndeshjen që do të zhvillojë më 1 maj në Tiranë për të mbrojtur titullin e kampionit të Botës WBF.

Boksieri durrsak me banim në Londër, vitet e fundit nuk njeh humbje dhe ka mbrojtur disa herë titullin e fituar. Kundërshtari me të cilin do të përballet Qato në maj akoma nuk është bërë i ditur.

Një emër i përfolur më parë ishte serbi me banim në Austri, Goran Knezeviç (17-2-1, 8 KOs), me të cilin Qato kishte programuar edhe më parë një duel, por boksieri serb u tërhoq dy ditë përpara ndeshjes.

Për Qaton kjo përballje do të jetë e katërta e vlefshme për titullin WBF, megjithëse këtë herë bëhet fjalë për titullin e World Boxing Federation, pas riorganizimit të federatës që më parë mbante emrin World Boxing Fundation. (d.b/ATA/BalkanWeb)

Kuqezinjte e Kuzhe, nis i mbare viti 2010


Shqiperi-Iralande e Veriut, 1-0 Kuqezinjte arriten te fitojne ndaj Irlandes se Veriut, duke i dhene nje start pozitiv perballjeve nderkombetare te vitit 2010. Ne ndeshjen e per kete vit kuqezinjte fituan perballe nje kundershtari me te forte, 1-0, me gol te Skeles. Nje pjese e pare me e mire per kuqezinjte. Shqiperia shenoi fitoren e dyte ne 9 perballje, ndaj Irlandes se Veriut.

Ne miqesoren e djeshme, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" , miqte zbriten ne fushe me disa mungesa ne formacionin baze. Pjesa e pare e ndeshjes ishte me e mire per ekipin tone kombetar. Kuqezinjte krijuan me shume raste se skuadra mike. Perballe kercenimit te pakte te Irlandes se Veriut, mesfushori Ervin Bulku krijoi rastin e pare gjate ndeshjes. Duro ne '17 pati nje tjeter rast per shenim. Pas nje pengimi ne afersi te zones, mesfushori Ervin Skela goditi bukur dhe topi perfundoi ne trekendeshin e portierit te Irlandes se Veriut.

Pas pesimit te golit, Duro ne pjesen e pare pati edhe nje mundesi te mire per te dyfishuar shifrat. Ne '42 topi i goditur prej tij kaloi shume prane shtylles. Pjesa e dyte nis me e vaket dhe me pak raste per shenim per te dy ekipet. Kuqezinjte tregohen me kerkues, per te gjetur golin e dyte. Pas largimit te Lales nga fusha, shiritin e kapitenit e mori Ervin Skela. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Lorik Cana dhe Jahmir Hyka. Pas aktivizimit, Cana kishte nje rast per te shenuar golin e dyte. 15 minuta para perfundimit te ndeshjes, miqte ishin shume prane barazimit.

Topi kthehet nga shtylla pingule ne loje. Trajneri Josip Kuzhe, 10 minuta para perfundimit te ndeshje largon nga loja edhe mesfushorin Ervin Skela. Ne vend te fantazistit vlonjat, i cili aktivizohet me Tuz Koblenc, aktivizohet lojtari i Dinamos, Emiliano Vila. Ne fund te ndeshjes trajneri Josip Kuzhe aktivizoi edhe sulmuesin Edmond Kapllani, duke larguar nga fusha mesfushorin Ervin Bulku. Deri ne fund, pak raste sporadike per te dy ekipet dhe perfundimisht ekipi kuqezi shenoi nje fitore te rendesishme.

Irlanda e Veriut klasifikohej plot 40 vende para ekipit tone, sipas FIFA-s, ndaj edhe per trajnerit Jozip Kuzhe ne fund te ndeshjes fitorja ka pasur vlera morale. Lala: Gezim dyfish, rikthehem me fitore Mesfushori i Hanover '96 eshte rikthyer pas nje demtimi qe e la jashte kombetares per shume kohe, me nje fitore te rendesishme.

Altin Lala, 15 minuta pas fillimit te pjeses se dyte eshte larguar nga fusha e lojes dhe u shpreh entuziast me nje rikthim pozitiv. - "Natyrisht jam i kenaqur, me lojen" - theksoi Lala, - "Kisha nje vit pa luajtur dhe jam rikthyer duke zhvilluar nje ndeshje pozitive me ekipin perfaqesues." Ndaj Irlandes se Veriut Lala luajti ndeshjen numer 72, duke qene shume prane rekordit, qe mbahet nga portieri Foto Strakosha.

Goli Nga rreth 25 metra, Ervin Skela shenoi ne '25 golin e pare te ndeshjes. Pas nje pengimi ne afersi te zones, gjyqtari boshnjak dha 11-metersh. Fantazisti kuqezi, Ervin Skela realizoi pas goditjes se denimit nje gol te shkelqyer per kuqezinjte.

Gezim Marku Njeriu më i Fortë ne Britanine e Madhe


Erind Kurti - Albanian Diaspora

Gezim (Jimmy) Marku,
Ditelindja, 27 Gusht 1974
Vendlindja, Lekbibaj, Tropoje,
Gjatesia, 180 cm,
Pesha, 141 Kilogram

Ka fituar per here to dyte rradhazi titullin si njeriu me i forte i Britanise se Madhe.

Gezim Marku merr pjese ne kete konkurs qe nga viti 2006 ku u kualifikua per ne finalet e konkursit “Burri me I forte i Britanise se Madhe” pasi kishte fituar titullin si burri me I forte I anglise dhe ne vitin 2007 zuri vendin e trete. Konkursi transmetohet drejtperdrejt ne kanalin televiziv “Bravo”. Fale stervitjes te forte qe ai ka ushtruar Marku ka arritur qe te jete kampion i kunkursit “Britain‘s Strongest Man”, Burri me i forte ne Britanine e Madhe per te dytin vit rradhazi.

Pretendent kryesor per te fituar kete titull ka qene irlandezi Glen Ross i cili ka fituar kete titull 5 here. Konkuri u zhvillua ne Belfast te Irlandes se veriut ku eshte edhe shteti qe Glen Ross presanton. Glen Ross i lindur ne Down, Irlande te Veriut eshte shprehur: ”Nese do te kishte nje njeri te me mundte ne kete gare, ai ishte Jimmy”.

Arritjet e Gezim Marku:

2006 – Fitues ”Burri me i forte i Anglise
2007 – Vendin e Trete “Burri me i Forte i Britanise se Madhe”
2007 – Fitues ”Burri me i forte i Anglise”
2008 – Vendin e trete ne grup ”Burri me i forte i botes”
2009 – Fitues “Burri me i Forte i Britanise se Madhe”
2010 – Fitues “Burri me i Forte i Britanise se Madhe”


Gezim Marku edhe pse prezanton angline ne kete konkurs asnjeher nuk e ka mohuar se ai eshte krenar qe eshte shqiptar dhe ne cdo interviste ka deklaruar se ka gjakun shqiptar dhe ne kete konkurs prezanton Anglin pasi Shqiperia nuk merr pjese. Tani Gezimi ka filluar te ushtroje stervitje te fuqishme ku shprehet se ka deshire te arrij nje vend konkursin "The World's Strongest Men" ”Burri me i Forte i Botes” i cili organizohet nga TWI, IMG Media Company. Gara e ”Burri me i Forte i Botes” zhvillohet ne dhjetor te cdo viti dhe marrin pjese 30 kontestant te cilet kane dale fitues nga garat nacionale te shteteve te ndryshme. Te 30 pjesemarresit ndahen ne 5 grupe nga gjashte ku dy te paret kualifikohen per ne finale qe dhjete me te fortit e botes zhvillojn gara fuqie te ndryshme.

Miqësorja me Kosovën, Kuzhe shpall listën


Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, publikoi sot listën e futbollistëve që do të grumbullohen për miqësoren ndaj Kosovës, e cial do zhvillohet më 17 shkurt në Prishtinë me rastin e 2-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjithsej janë 18 lojtarët e grumbulluar nga tekniku kroat dhe vetëm futbollisiti i ri Hamels Hoxha, që luan me Iraklis në Greqi, nuk është lojtar i Superligës.

Kuzhe ka grumbulluar edhe portierin Ilion Lika, dikur titullar i Kombëtares, ndërsa tani aktivizohet me Kastriotin. Ndërsa në mbrojtje nuk mungojnë emrat e Andi Lilës së Tiranës, që grumbullohet rregullisht me Kombëtaren, por edhe i kapitenit të Dinamos, Arjan Pisha, që provon pas disa vitesh sërish shijen e gumbullimit në ekipin përfaqësues.

Në listë nuk mungojnë edhe dy lojtarët e Dinamos, Elis Bakaj dhe Emiljano Vila, si dhe sulmuesi i talentuar, 19 vjeçari shkodran, Bekim Bala. Kuzhe ishte sot i pranishëm në takimin Dinamo–Besa (1-0) dhe ka mundur të shohë për herë të fundit formën që po kalojnë lojtarëte Dinamos dhe Besës.

Ekipi shqiptar do të niset nesër drejt Kosovës, ndërkohë sipas Federatës Kosovare të Futbollit, sot janë hedhur në treg 20 mijë bileta të cilat do të shiten në të gjitha rajonet e vendit. Një biletë do të kushtojë 2 euro. Të gjitha përfitimet nga kjo ndeshje do t’u dedikohen familjeve të prekura nga përmbytjet në veri të Shqipërisë. Ndeshja e 17 shkurtit midis përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, do të fillojë në orën 14:00.

Ja lista e futbollistëve të përfaqësueses shqiptare për miqësoren e 17 shkurtit ndaj Kosovës:
1. Shpëtim Moçka - Flamurtarti
2. Ilion Lika - Kastrioti
3. Andi Lila - Tirana
4. Arjan Pisha - Dinamo
5. Franc Veliu - Flamurtari
6. Ditmar Bicaj - Tirana
7. Hamels Hoxha - Iraklis
8. Nertil Ferraj - Dinamo
9. Gentian Muça - Dinamo
10. Sabien Lilaj - Tirana
11. Jetmir Sefa - Tirana
12. Gjergji Muzaka - Tirana
13. Emilian Vila - Dinamo
14. Emiljno Veliaj - Laçi
15. Sokol Cikalleshi - Besa
16. Elis Bakaj - Dinamo
17. Bekim Bala - Vllaznia
18. Odise Roshi - Flamurtari
free hit counter Hits free counter Visitors