Showing newest posts with label Lajme. Show older posts
Showing newest posts with label Lajme. Show older posts

Vrasja në Bruksel, ndalohet autori: Nuk është shqiptar, por iranian


BRUKSEL- Autori i vrasjes në gjykatën e Brukselit nuk është shtetas shqiptar. Lajmi është dhënë sot nga mediat e huaja, të cilat sqarojnë se autori që ekzekutoi gjykatësen dhe kancelarin e saj është një iranian.

Gjithçka është sqaruar nga policia belge, e cila ka bërë edhe ndalimin e autorit e më pas është bërë publik shtetësia e autorit që qëlloi me armë zjarri në fund të seancës gjykatësen dhe kancelarin.

Sipas të dhënave të policisë, ai është një 47 vjeçar, por nuk është bërë me dije identiteti i tij.

Dje, fill pas krimit, gazeta franceze "Le Monde" në faqen e saj online, duke iu referuar të dhënave paraprake të ngjarjes raportonte se autor dyshohet te ishte nje shtetas shqiptar.


"Një gjykatëse dhe një referent u qëlluan në sallën e gjyqit, në zemër të kryeqytetit belg. Një person hyri në sallën e gjyqit, qëndroi aty e pastaj në fund të seancës qëlloi nga afër me armë gjykatësen dhe kancelarin e më pas u largua"- shkruan Le Monde, duke cituar Ministrin e Drejtësisë.

Read More......

SHBA: Gjashtë vjeçari nga Shqipëria, një gjeni i vogël i boksit

Goditjet e tij janë të forta, lëvizjet të shpejta dhe mbulimi i shkëlqyer.
Një djalë i vogël nga Shqipëria po shfaq talent të pazakontë në sportin e vështirë të boksit. Ai quhet Brendon Pllumaj, është vetëm 6 vjeç dhe jeton në Michigan.
Prindërit e tij janë nga Shkodra dhe kanë shpresa të mëdha se djali i tyre do të hyjë një ditë në figurat e boksit profesionist botëror.
Brendon duket si një fëmijë i zakonshëm. Ai luan, vrapon dhe shpreh kurreshtjen tipike të një 6-vjeçari. Por ai ka diçka që mund quhet e pazakontë, dashurinë e madhe për boksin. Ai ka aftësi që i kalojnë ato të një fëmije.

Goditjet e tij janë të forta, lëvizjet të shpejta dhe mbulimi i shkëlqyer. I ati i Brendonit, ish boksieri Kledi Pllumaj, ishte bashkë me të në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington. Brandon stërvitet nga boksierë profesionistë. Craig Coverson ka qenë kampion i peshës së lehtë. Dëshira e djaloshit për boksin filloi kur ai ishte 3 vjeç. Në moshën 5 vjeç fitoi çmimin Gjeniu i Vogël. Para pak ditësh menaxherët organizuan një takim me legjendën e boksit Joe Frazier.
Brandon dëgjoi shumë këshilla nga Smoking Joe, i cili njihet për fitoren në betejën e shekullit, siç u quajt ndeshja me kampionin e të gjithë kohrave Muhamed Ali në vitin 1971. Pastaj i dhuroi atij një portret të Nënë Terezës. Brendon ka dëshirë që në të ardhmen t’i provojë forcat e tij në një ring të Shqipërisë. "Sepse unë kam lindur në Amerikë por kam gjak shqiptari," thotë ai. I ati, Kledi beson se Brendon jo vetëm që do bëhet kampion i botës, por edhe i të gjitha kohrave.





Share/Bookmark



Read More......

Shqiptarja vret veten, nuk donte të kthehej në Shqipëri

Do mbushte 17 vjeç pas pak ditesh Edlira Gjeçi, e reja shqiptare qe vrau veten ne Vercelli. Prej kohesh ajo dukej se ishte tronditur ngaqe i jati ishte kthyer ne Shqiperi perpara tre muash dhe nga frika se do te kthehej dhe ajo ne Kavaje, ku familja e saj jetonte perpara transferimit ne Itali.

Shoket e klases ku ajo studionte me rezultate te shkelqyera, kujtojne endrrat e saj dhe ankthin qe e kishte pushtuar, ankth qe e çoi te varej me kabllin e televizorit ne dhomen e gjumit te prinderve.

Meqenese vajza nuk ka lene asnje leter a pusulle per te shpjeguar veprimin tragjik, tani policia ka sekuestruar kompjuterin e saj per te zbuluar nese atje mund te gjejne arsyet e vetevrasjes.

Pikerisht keto dite po flitet shume per femijet e emigranteve, qe te rritur ne Itali, ku kane studiuar dhe ndonjehere edhe kane lindur, nuk gezojne asnje te drejte. Nga njera ane kryetari i Dhomes se Deputeteve Gianfranco Fini ngul kembe qe keta femije duhet te kene nenshtetesine italiane sepse jane italiane nga kultura dhe formimi. Teze kjo qe kundershtohet me force nga ministri i Puneve te Brendshme, Roberto Maroni, eksponent i lidhjes se Veriut.

Read More......

Drejtori i TI-as, Marschall: Korrupsion në administratë

TIRANE - Drejtori i "Transparency International", për Europën dhe Azinë Qendrore, Miklos Marschall gjendet për vizitë në Tiranë. Ai deklaroi gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Sali Berisha se "reformat kundër korrupsionit, zhvillohen paralelisht me reforma të tjera, në administratë, në shëndetësi e në fusha të tjera, sepse korrupsioni është reagim i institucioneve që nuk funksionojnë.

Korrupsioni nuk është zgjedhje, por e vetmja mundësi për shumë njerëz", u shpreh Marschall. Duke u ndalur specifikisht tek vendi ynë ai tha se edhe pse është luftuar korrupsioni nga qeveria Berisha ai mbetet shumë evident në administratën shtetërore dhe në spitale.

(Source: Shekulli)

Read More......

Shqiptarë të sotëm të Amerikës


Ku ndodhen dhe çfarë bëjnë në jetë ata që emigruan në SHBA në njëzet vitet e fundit? Roland Tasho u bën portret dhe i fut në albumin "I Speak Albanian"


Dhe si e lexon një ekspozitë ministri i Kulturës


Arkitekt në Florida, shitës në dyqan mishi në Nju Jork, po edhe berber në Nju Jork, polic në Manhatan, futbollist në Nju Xhersi, kërkues shkencor në institut shëndeti në Çikago, tregtar në Konektikat, neuropsikolog në Uashington, shef i një restoranti në Kaliforni, instruktor i arteve marciale në Miçigan, një bektashi po në Miçigan, prift në Boston, studentë në Nju Xhersi, studente në Harvard, studentë dhe nxënës kudo, ikonograf, piktor, profesor violine, soprano, biznesmen, kitarist, gjuhëtar, historian, një Miss Massachussetts, familje klasike me katër anëtarë në Kaliforni, me pesë, gjashtë e shtatë anëtarë në Filadelfia.

Këto punë bëjnë dhe në këto vende ndodhen ata që emigruan në SHBA në njëzet vitet e fundit. Roland Tasho i ka bërë portret komunitetit shqiptar në SHBA dhe i ka futur në albumin "I Speak Albanian".


Është albumi i radhës i Tashos që merret me Shqipëritë satelite në botë, që u paraqit në formën e ekspozitës dje në mbrëmje në Muzeun Historik Kombëtar. Meqë kjo punë është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të pranishëm ishin ambasadori John Withers dhe ministri Ferdinand Xhaferaj.


Ambasadori Withers, duke bërë lojë me titullin e ekspozitës, shprehu keqardhjen që në gjatë qëndrimit në Shqipëri nuk pati mundësi të mësojë shqipen, "këtë gjuhë kaq të bukur", gjuha e shumë prej atyre që ai i quan kontribues në vendin e tij.


Ambasadori përmblodhi me dy fjalë historinë e diasporave shqiptare nëpër botë, duke i vënë një shenjë të veçantë komunitetit të arbëreshëve në Itali, meqë një tjetër rrugëtim i shqiptarëve më i gjati, ai drejt Amerikës, pak ka që ka bërë një shekull. Por sipas tij ata "i kanë madhështuar SHBA, pasuruar dhe sofistikuar."


Kujtoi Fan Nolin që studioi në Harvard dhe jetoi në Boston; Faik Konicën, ambasadorin e parë të Shqipërisë që shërbeu për një periudhë të gjatë në SHBA.


"Ju do të shihni personalitete që kanë dhënë shumë për vendin tim, por do të shihni edhe persona të thjeshtë që ndoshta i njihni", tha ambasadori, duke e quajtur modest kontributin e Ambasadës Amerikane krahasuar me atë që jep ekspozita e Roland Tashos.


Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që e ka zakon t'i fillojë prezantimet me ndonjë strofë poezie kur është para artistësh, ose me ndonjë fjalë të urtë folklorike e popullore, donte ta fillonte ndryshe, sepse rasti në fjalë "është krejt i veçantë".


Ministri i Kulturës e nisi me kujtimet e para si ministër, afro tetë muaj para ose saktësisht tetë muaj para, kur kreu i qeverisë Berisha e kishte emëruar ministër.


E kishte përjetuar si një kënaqësi të madhe sepse do të provonte "emocione dhe kënaqësi që të fal puna me artin dhe kulturën". Nuk vonoi dhe ndodhi siç ia kishte ndjerë zemra.


Edhe ekspozita e Roland Tashos këtij "artisti të apasionuar pas artit të fotografit" i sjell para syve ministrit të Kulturës një Shqipëri tjetër. Këtë arrin ta bëjë "arti që nuk kapet pas trillimeve por pas një realiteti", një produkti kulturor që shqiptarët kanë krijuar në SHBA.


Qysh në fillim të projektit të Tashos, Ministri kishte vënë re se tek fotografi "nuk shfaqej thjesht dëshira e një artisti që i është nënshtruar muzës së tij, përkundrazi, objektivi i tij përhapej përtej kontinentit evropian, të cilin Tasho me aparatin e tij tashmë e kish eksploruar."


Ekspozita i thotë ministrit "diçka që ka gjetur konsensus të gjerë në botë: se Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi i mundësive, të jep një start të barabartë që më i afti dhe më i përkushtuari të ecë përpara. Prandaj Shqipëria dhe vende të tjera kanë hedhur sytë nga SHBA."


Ministri kishte një fjalim të përgatitur por nuk ia hodhi sytë. Sipas asaj fjale - është vënë re se fjalimet e këtij ministri nuk kalojnë në dorë censori, pra janë bruto dhe tmerrësisht fëminore - që iu shpërnda medias më pas, ministri mendon se shumë prej bashkëkombasve tanë kanë mundur të afirmojnë aftësitë, vlerat e tyre humane dhe profesionale, falë sistemit social dhe demokratik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ministri paskësh bindjen se "shqiptarët asnjëherë nuk kanë përjetuar ndiesinë e diskriminimit dhe përçmimit në këtë vend, përkundrazi, ata janë ndierë si qytetarë të botës së lirë, me të gjitha të drejtat dhe shanset e barabarta që zotëron një vend si Amerika, i cili i ka ofruar botës një model unik në zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të demokracisë dhe jetës sociale në shoqërinë e sotme."


E kush nuk e ka admiruar muzikën e Blues Brothers, pyet ministri. Duhet ta ketë fjalën për aktorin me origjinë shqiptare që luan në filmin "Blues Brothers". E kështu me radhë deri sa u tërhoq në vend ministri me qëndrimin e tij prej Nosferatu që nuk e llogarit frikën nga dritat.


Roland Tasho bëri dy falënderime dhe i ftoi njerëzit të shohin ekspozitën. Tasho është autor i "Shqipëria tjetër 1992-2002. dhjetë vjet nga integrimi shqiptar në Itali", "Urëndërtuesit. Emigrimi shqiptar në Zvicër", "Qëndresa në sytë e Kosovës", "L'Albania si scopre", "Një kalvados më Robert Schwartz-in".


Prezantimi i ekspozitës krijoi një ide rozë për shqiptarët e Amerikës, po edhe një ndjenjë të përzierë për shqiptarin e Shqipërisë në rang ministri kulture.

Read More......

Endrra e Çamërisë Një film që lobon për Çamërinë e harruar


Xhirimet zbulojnë fakte të reja të historisë dhe kulturës së kësaj krahine

Portrete grash të vjetra në dritaret e shtëpive prej nga shohin vendin e tyre. Me sy të përmalluar që treten në largësi aty ku shtrihet krahina e begatë e Çamërisë. Me vargjet brilante të Bilal Xhaferit nën zërin drithërues të Margarita Xhepës, kështu hapet dokumentari “Ëndrra e Çamërisë” që vjen si bashkëpunim i regjisorit Kujtim Gjonaj me skenaristin Enver Kushi.

Metaforikisht një perde mjegulle nis të hollohet derisa griset dhe zbulon ato vende të begata, qytetet nëjpasnjë që sot thirren Greqi, por që banorët e tyre autoktonë këndojnë dhe vajtojnë shqip. Dramë e një populli të tërë vjen përmes pamjeve të vjetra e të reja filmike, arkivës fotografike dhe dëshmive të gjalla të dëshmitarëve të fundit të genocidit. Për herë të parë, shikuesit i ofrohen plane të jashtëzakonshme të masakrës mbi Çamërinë, të plaçkitjes, djegies, përdhunimeve dhe eksodit. Të gjitha reale. Si dhe intervistat surprizuese të dy historianëve grekë që pranojnë përgjegjësinë e dramës shqiptare. Planet e tjera nga e sotmja sjellin përpjekjet e çamëve në Amerikë e kudo për të gjetur tokën e humbur apo të mohuar, të cilën nuk u lejohet ta shikojnë veçse për së largu, matanë kufirit. Toka e humbur ka mbetur një ëndërr...

-Kujtim, ju vini si një regjisor me një film dashurie për Çamërinë, pa qenë vetë çam. Si lindi ideja për të realizuar një film të tillë?
Së pari, kjo ka të bëjë me kërkesën time si krijues për tu marrë me historinë e këtij vendi. Ideja e parë e vagullt më lindi kur xhiroja në vitet 2000 një film për Ali Pashë Tepelenën “Ditët e fundit të një luani” (i vlerësuar me urdhrin “Naim Frashëri të Artë”). Aty gjeta pika takimi mes historisë së Ali Pashës dhe historisë së Çamërisë, figurave të kësaj krahine si Marko Boçari etj. Dhe ndërsa xhiroja filmin për Ali Pashën, bëra edhe disa xhirime më tepër pa ndonjë ide të qartë, por thjesht për ti patur në arkiv. Këtë lloj ideje e fiksova më shumë ndërsa xhiroja një film për Faik Konicën. Aty u hodha nga Janina në Çamëri, fiksova ca vende të tjera si Paramithia e të tjera qytete të vogla të Çamërisë. Por mori ngjyrë më konkrete kjo dëshirë, me një lloj boceti, kur më kërkuan ca miq të mi çamë që të bëja një film- protestë me dëshmitë e njerëzve që i shpëtuan genocidit grek. Atëherë ishte viti 2007. Disa nga këta njerëz, tani kam marrë vesh që kanë vdekur dhe ishte fat që i kisha xhiruar.

-Në një mënyrë ky film ishte një lloj urgjence për të xhiruar rrëfimet e gjalla të atyre që e kanë jetuar genocidin, që janë në moshë shumë të thyer, apo jo?
Po. Disa nga këto dëshmi sot nuk do ti merrnim dot më, pasi njerëzit kanë vdekur. Filmi u titullua “Përse”, me një vazhdimësi domethënëse: “Përse na dëbuat nga shtëpitë tona, pse na dogjët, pse na vratë?” Por, filmi më i plotë për Çamërinë, me një frymëmarrje të gjerë, i pasur në fakte dhe me përpunim të lartë metaforik është “Ëndrra e Çamërisë” e cila do të shfaqet premierë më datën 11 mars.

-A gjetët dëshmi të dukshme, të verifikueshme nga syri, për të mbajtur në mënyrë të pasur me plane materialin historik që vjen i shkruar në skenar apo në rrëfimet gojore të të intervistuarve?
Ka dëshmi të bollshme dhe rrënqethëse që jemi munduar tu gjejmë ekuivalencën e tyre filmike.

-Arkivi që ju kishit krijuar, ishte një bazë, por ndërkaq, a kishit pasur ju një konsultim me historianë të çështjes çame?
Ky film është frut i bashkëpunimit të një grupi të tërë krijuesish, ku Enver Kushi, skenaristi i filmit që është edhe çam, pasi kishte parë filmin për Ali Pashën, ishte ngacmuar nga disa vende dhe më thotë: “Kujtim, ke material interesant për Ali Pashën. Po për Çamërinë?” I them: “Ohu sa gjëra kam shkruar unë për Çamërinë!”. Atëherë Enveri më thotë se kishte shkruar një skenar. Kur e lexova, për hir të së vërtetës, Enveri kishte shkruar një mrekulli. Dhe aty bëmë marrëveshjen artistike për një film. Ishte një skenar që hapte horizonte, hynte thellë deri në lashtësinë e kësaj krahinë. Materiali që kishim, ishte i bollshëm. Filmi nis me bllokun e parë- duke hequr mjegullën që përfaqëson rizbulimin e Çamërisë. Fillon me lashtësinë që nga koha e Dodonës, nga tempulli i Zeusit, nga lisi monumental i Dodonës, vazhdojmë me Nikopolin që është një qytet antik, me lumin Akeron, ku sipas legjendës, Karonti plak me varkën e vet merrte të vdekurit dhe i çonte matanë për në Ferr dhe u vinte nga një monedhë tek sytë. Sot e kësaj dite në Çamëri ka mbetur ky zakon.

- Ishte i mbyllur skenari me të gjitha faktet dhe të dhënat, apo ju gjatë xhirimeve qëmtuat të tjera?
Kur bëhet fjalë për një film dukumentar ka një gjë: Nëse përpiqesh të arrish atë që ke shkruar, ke dështuar. Skenari jep idetë, ngacmimet të cilat shumëfishohen dhe pasurohen me faktet që zbulon gjatë xhirimeve.

-Sa dëshmitarë keni takuar gjatë xhirimeve, cili ka qenë më i vjetri prej tyre dhe në cilat vende i keni takuar?
Mund të kem takuar mbi 100-120 vetë. Pjesa më e madhe e intervistave janë realizuar me dëshmitarë çamë, që jetojnë në Shqipëri, një pjesë janë realizuar në Amerikë ku ka një komunitet të madh e të fuqishëm shqiptarësh çamë, sidomos në Detroit, në Nju Jork dhe në Filadelifa. Në këto vende ka komunitete çame që merren me biznese, por edhe lobojnë për çështjen. Midis tyre gjeta njerëz që ruanin kujtime shumë të freskëta nga shpërngulja, kur kishin qenë 15 apo 17 vjeç. Rrëfenin mirë. Por kemi takuar edhe në Greqi. Përshembull, kemi intervistën e një plake mbi 80-vjeçare e cila na thotë: “Doni të këndoj një këngë shqipëtare? Ja tju këndoj një këngë shqipëtare!” Dhe na këndon këngën shumë popullore të Ninushes.

-A mendoni se me këtë film jeni bërë pjesë e lobingut për çështjen çame?
Çdo gjë që bëhet për çështjen shqiptare është lobing. Politika, artistët, gazetarët, kudo qofshin bëjnë dhe duhet të bëjnë natë e ditë lobing për shqiptarët dhe trojet shqiptare.

-Ishte e vështirë të takoje dhe të vilje dëshmitë e çamëve që jetojnë në Greqi? A kishte frikë për tu deklaruar çam?
Të them të drejtën, si në eter ishte ndjenja e vështirësisë. Herë-herë, kjo duket edhe në film. Kemi xhiruar një nënë 85 vjeçe, ajo na thotë këngën e Ninushit, shumë e njohur në mbarë Shqipërinë dhe në trevat e Jugut dhe në trevat veriore të Greqisë (që janë treva shqiptare). Në këtë valle të kënduar, here- herë ajo hedh sytë e trembur. Gjetëm edhe një burrë mbi 80 vjeç, na foli edhe ai shqip, edhe të tjerë që nuk i vumë në film, sepse ishin shumë. Pamë që kishte një lloj stepjeje.
Herë-herë, kur flisnin për çamët e fesë myslimane, thoshin “turqit”, sepse ruanin në kujtesë përzënien e shqiptarëve nën etiketimin turq. Kjo ishte gjurma e propagandës greke që turqit duhet ti çojmë në Turqi dhe grekët nga Azia e vogël duhet ti sjellim në Greqi.”. Ishte një propagandë që i ka bërë lavazh truri shumicës së njerëzve.

-Ju keni përdorur në këtë dokumentar që sapo na vutë të shohim, një numër fotosh të vjetra. Ku i keni gjetur këto materiale, krahas xhirimeve të një realiteti të mbërritur deri sot?
Në radhë të parë, skenaristi, meqenëse është punonjës i Muzeut Kombëtar, na vuri në dispozicion gjithë arkivën fotografike dhe dokumentareske për Çamërinë. Gjithashtu, kemi përdorur pjesë nga Arkivi Qendror i Filmit, (aty kam marrë pjesë nga krijimtaria ime e viteve 70-90). Janë një sërë filmash prej të cilave kam marr pjesë siç është: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Bashkëkohësit”, “Kështjella e këngëve” etj, ku kam qëmtuar ato anë vizuale që më interesonin në idenë e transmetimit të mesazhit. Gjithashtu, kam përdorur arkivën e shtëpisë filmike “Bota Shqiptare” të pas 90-s, ku janë 20 vjet krijimtari, fakte, filma të realizuar. Pra, është përdorur një arkivë e bollshme për të materializuar idenë e genocidit të përdorur mbi këtë popullsi martire, të diskriminuar. Është një popullsi që ka pësuar genocidin, ashtu si pohon një gazetar grek që flet në këtë dokumentar, apo profesori Vasillos.

-Sa kohë ju është dashur për realizimin e xhirimeve ku përfshihet edhe koha e gjetjes së qytetarëve çamë-dëshmitarëve të genocidit?
Filmi ka një kohëzgjatje të madhe që lidhej edhe me xhirimet jashtë shtetit, edhe me xhirime brenda Shqipërisë ku punon dhe jeton komunuteti çam, edhe me hulumtime për të sjellë të vërtetën. Pra, është dashur rreth 1 vit. Në mënyrë të veçantë është punuar me montazhin e filmit, me një punë të kualifikuar të montazhierit Lulzim Sula. Kemi punuar gati një muaj e gjysmë në post-produksion.


Skenari: Enver Kushi
Operator: Gavrosh Haxhihyseni
Montazhi: Lulzim Sula
Producent: Genti Gjonaj

Filmi ka katër blloqe:
Blloku i parë- Rizbulimi i Çamërisë, heqja e mjegullës
Blloku i dytë- Zhbërja e Çamërisë. Sjellja në vemendje e periudhës 1913-1944
Blloku i tretë- Zjarret nuk shuhen (pjesa ku filmi sjell në vëmendje figurat e kësaj krahine)
Blloku i katërt - Mbijetesa. E sotmja e këtij populli, njerëz vitalë, me shpirt të madh, si thotë Kadare


Vështirësitë e xhirimeve pa leje

Për një rregjisor nuk është gjithçka fushë me lule. Një skenar në dorë dhe një kamer mbi sup nuk i bën gjithnjë gjërat të lehta. Pengesat politike, ideologjike apo administrative shfaqen në formën e lejeve të posaçme që duhen nxjerrë për të xhiruar. Regjisori Kujtim Gjonaj na tregon një rast nga xhirimet në Vatikan. “Ambasadori ynë në Vatikan ishte Jul Bushati, miku im i fëmijërisë, doktor i shquar i pulmoneve,- tregon regjisori.- Na thotë se duhet të nxjerrim leje për të xhiruar. Ndërkohë ne ishim me shërbim dhe nuk mund të prisnim sa të miratohej leja nga Vatikani. Ishte e vështirë në fakt, edhe pse ne kishim marrë intervistë ministrin e jashtëm të Vatikanit, një kardinal tepër dashamirës ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai na ishte shprehur: “Ua dimë për nder që na keni dhënë një Nënë Terezë”. Kështu nisëm xhirimet fshehurazi. Herë na pengonte policia e Vatikanit, herë nxirrnim kamerat në dorë, herë me stativ...trimëritë tona. Sepse kur e ke kameran në dorë dhe është e vogël, quhet kamer amatore. Por po panë stativ, thonë: “Profesionistë” dhe aty të bllokojnë. Në përgjithësi kamerat profesionale mundohen ti ndalojnë të xhirojnë pa leje. Kur më në fund na del leja, vjen Juli, ambasadori, gjithë gëzim të na japë lajmin. I themi: “Të faleminderit, por ne xhirimet i mbaruam. Xhiruam me mënyrat tona”. Njësoj na ndodhi edhe me rastin e xhirimit të Nënë Terezës...Megjithatë, nuk është e pamundur të xhirosh,- tregon rregjisori i dokumentarit. -Në kohën e Enverit na thoshin “Mos iu afroni Enverit”. Por detyra e kameramanit ishtë të xhironim Enver Hoxhën. Kështu përplaseshim gjithnjë. Ne u thoshim këtyre të Sigurimit: “Zotëri, ti bëj punën tënde, na lër të bëjmë tonën. Gjatë xhirimeve në Çamëri nuk kemi patur shqetësime dhe kjo vjen edhe prej faktit, se grekët janë pjesëtarë të Evropës moderne, nuk kanë komplekse”

Dy historianë grekë flasin në filmin shqiptar për Çamërinë

-Çfarë faktesh të reja sjell ky film për Çamërinë, të cilat nuk janë bërë ende popullore ?

Në përgjithësi, ne si popull nuk kemi ndonjë njohuri të plotë për Çamërinë. Vitet e fundit, sidomos edhe të këmbënguljes së komunitetit çam, kanë nisur të bëhen të njohura shumë ngjarje e dokumente. 10-15 vitet e fundit ka lulëzuar një lloj letërsie e tërë e shkruar nga shkrimtarë çamë, një letërsi qoftë dokumentareske, qoftë artistike. Në këtë drejtim ka nisur të hapet dritarja mbi Çamërinë. Përshembull, pak vetë e dinë se lumi Akeron me një legjendë interesante është në tokën çame. Pakkush e di se Dora DIstria ka origjinë nga qyteti i Pargës, që Kolë Idromeno i ka rrënjët nga Çamëria më parë se nga Shkodra. Apo që Marko Boçari, Xhavello etj, figura të krahinës së Sulit i kanë thënë shumë revolucionit grek. Në film vijnë fakte të reja se si një grup piktorësh të mëdhenj me zë në Evropë, ndër më të njohurit në Stanboll dhe në Francë, nga familja Dinej, janë me rrënjë nga Çamëria. Ky film ndriçon faktin se Bilal Xhaferi, që u arratis në vitet e komunizmit dhe punoi në Amerikë, është gjithashtu një poet perl i shpirtit çam.

-Z. Kujtim! Përveçse në Shqipëri, cilit publik do ti drejtohet tjetër ky film? Dhe cilave qarqe u flet ai?

Në radhë të parë, filmi i drejtohet atij publiku, ku gjallon shpirti shqiptar, Amerikës, pasi siç thonë edhe disa personalitete amerikane në film, ai tregon për dashurinë dhe ngrohtësinë që tregoi Amerika kur priti këta njerëz. Gjithashtu, filmi i drejtohet publikut në Kosovë, që ka një histori të ngjashme dhe për këtë do të çojmë filmin në Prishtinë. Do të mundohemi të shkojë ky film të shqiptarët e Greqisë, por varet nga distriubucioni që i bëhet.

-Keni frikë se mos filmi pengohet të shfaqet në Greqi?

Unë nuk kam ndonjë frikë, por nuk mund të them me siguri nëse ky film nuk do të pengohet. Të shohim njëherë Premierën e madhe të filmit më 11 mars në Tiranë. Pastaj , do të japim edhe një Premierë në Vlorë dhe në Fier, ku ka gjithashtu një komunitet të fuqishëm çam. Filmi do të shfaqet edhe në një nga televizionet shqiptare që kanë shikueshmëri edhe jashtë territorit të Shqipërisë, por për këtë ende nuk kemi vendosur se ku.

-Në qarqet jashtë vendit çfarë ngacmimesh pretendon të japë filmi “Ëndrra e Çamërisë”?

Së pari, filmi duhet të ndërgjegjësojë politikën shqiptare, që të marrë me seriozitet problemin çam e të mos bjerë pre e konjukturave të momentit. Unë nuk dua të bëj politikë, se nuk jam politikan, jam artist, por dua të tërheq vëmendjen, se ajo që është çame është e çamëve. Filmi do ti flasë politikës evropiane që në përgjithësi e ka lënë pas dore problemin shqiptar dhe problemin çam në veçanti. Personalisht kam vërejtje serioze për politikën evropiane, por edhe për politikën greke, që e konsideron inekzistent si problem, kur ndërkohë, historianë grekë që ne i kemi në film, dëshmojnë se ky është një problem me rëndësi në politikën dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se çamët janë autoktonë.

-Pra, paska edhe dëshmi të sjella nga historianë grekë, që flasin pro çështjes Çame për dokumentarin tuaj?

Po, ka dy dëshmi të historianëve grekë dhe të një gazetari grek, i cili thotë se është përdorur genocid ndaj çamëve. Por ndëkrohë, këta nuk janë të vetmit shembuj. Ka mjaft letërsi deri në ditët e sotme, që pranon të vërtetën e tragjedisë çame dhe të ekzistencës së minoritetit çam në Greqi. Një autore e tillë është Elefteria Manta. Jorgo Margaritasi, po ashtu, një profesor universiteti dhe historian flet në librat e tij për përzënien masive të një popullate të tillë si Çamët, etj. Me këtë film i bëjmë thirrje edhe ndërgjegjes së qytetarisë greke. Jetojmë në një kohë moderne, nëse duam të jemi të integruar, kjo bëhet pasi të njohim vlerat e njëri-tjetrit, dëmet që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit, kur të njohim padrejtësitë tona. Vetëm atëherë jemi të integruar vërtet dhe fqinjësia bëhet akoma më e mirë.

-Në dokumentarin tuaj, ka përveç të dhënave historike edhe të dhëna të tërthorta në rrafshin etnografik, vihen re kostumet, vallet, etj. Ishte ky një aspekt tjetër i vënë në fokusin tuaj, apo doli rastësisht?

Denisa, unë si dokumentarist jam i dashuruar me atë që quhet historia e vendit tim. Dhe kjo presupozon shumë gjëra. Duke u marrë gjatë me historinë e trojeve shqiptare, zbulon gjatë rrugës vlera unikale të kësaj race të mirë, që quhet racë shqiptare. Përshermbull, fustanella është element shqiptar, si thotë edhe Konica, ngjan me fustanellën skoceze, por është e veçantë e jona. Fustanella shqiptare sot është marrë nga grekët. Natyrisht, popujt japin e marrin me njëri-tjetrin, por fustanella është një element shqiptar. Nëse i bëjmë thirrje kujtesës, Faik Konica kur shkon në Amerikë për herë të parë, shkon i veshur me kostum kombëtar, me fustanellë. Dhe Noli në fillim mendoi se “çështë ky i çmendur që më vjen kështu!”. Por kur pa efektin mahnitës të prezencës së Konicës me këtë kostum, kur u duartrokit nga njerëzit, Noli më pas tha: “Zoti Konica paska pasur tepër të drejtë”.

-Çfarë do të na tregonit nga të papriturat e xhirimeve, qofshin surpriza (të mira) apo gracka?

Ecuria e filmit dokumentar në mënyrë të veçantë nuk është e paravendosur. Gjithmonë njeriu surprizohet dhe mendon që atë që kap, ta kthejë në një fakt artistik. Surpriza ishte historia e lumit Akeron. Gjithashtu, u befasova kur gjeta në Detroit një komunitet çam të fuqishëm, të cilët kishin krijuar një ambient të vogël Shqipërie atje. Visheshin me kostume karakteristike, kishin bërë oda karakteristike. Ata jetonin me ëndrrën e Shqipërisë Çame, ta kishin prezente. Ishin tepër të kënaqur, jetonn shumë mirë, por kishin një ndjenjë trishtimi brenda vetes, kishin një mungesë. Këtu do të perifrazoja një thënie të Nënë Terezës, kur e çuan në një azil tepër të bukur. Ajo tha: “Shumë bukur e kenë bërë, ju lumtë: Por u mungon diçka këtyre njerëzve: U mungon buzëqeshja.” Edhe këtyre shqiptarëve në Amerikë, u mungonte Atdheu. Ishin në Amerikë, por pa Çamërinë.

-Pse një dokumentar dhe jo një film artistik për Çamërinë me një histori kaq të pasur dhe episode të rralla për skenarë?

Sepse filmi artistik është shumë i vështirë. Duhen shumë fonde, bashkëpunime, është një sipërmarrje e madhe. Pastaj, filmi artistik mbetet një film artistik, pra një trill. Ndërsa ne deshëm të sjellim dëshmi të besueshme. Dokumentari është e vërteta e sjellë në ekran. Ne u përpoqëm të sjellim një copë të madhe të vërtete të asaj që e quajmë Tragjedia Çame.

-Keni menduar ta shoqëroni filmin me ndonjë pjesë përkthimi në gjuhë të huaj?
Kjo do të jetë në një fazë të dytë. Faza e parë është një film për shikuesin shqiptar. Më tej mund ta koncetrojmë përmbledhtazi për publikun e huaj, i përkthyer në gjuhët ndërkombëtare anglisht dhe frëngjisht. Aktualisht, filmi është i gjatë dhe kjo për hir të një kompromisi që krijuesi bën me veten, për ti dhënë hapësirë më tepër njerëzve të flasin. Përshembull, fare mirë mund të japësh idenë e shpërnguljes me dhunë edhe me dy intervista, por ne dhamë më shumë që tu jepnim mundësi të shpreheshin këtyre njerëzve të lënduar.

Intervistoi Denisa Kona

Read More......

Itali, kërkon të hapësh një restorant, duhet testi i gjuhës

Milano - “Test për aftësinë në gjuhën italiane për të gjithë emigrantët që dëshirojnë të hapin një bar apo restorant”. Ky është propozimi më i fundit në vazhdën e propozimeve dhe deklaratave antiemigrantë të “Lega Nord” në Itali. Sipas propozimit të bërë prej një zyrtari të lartë të kësaj partie në zonën e Lombardisë, duhet modifikuar ligji aktual mbi tregtinë. “Të dish italishten është e domosdoshme në një ambient publik, aq më tepër kur u ofron produkte të tjerëve. E gjithë masa duhet ndërmarrë për më tepër për shëndetin e konsumatorëve”, - ka deklaruar Fabrizio Cechetti në një tubim të forcës që përfaqëson.

Gjithnjë e më tepër, argumenton këshilltari rajonal, klientët humbasin shumë përbërës në pjatë për shkak se vuajnë nga alergjitë dhe irritime nga ushqime të ndryshme. Kjo sipas tij, mund të shkaktojë një situatë të pakëndshme në restorant që mund të vërë në rrezik dhe shëndetin e një konsumatori. Cechetti përfundon duke theksuar që niveli i italishtes që duhet të ketë një emigrant, nuk duhet ekzagjeruar, por mjafton që ai të marrë certifikatën e nivelit të parë (A1).

Shumë kritikë e kanë quajtur provokative një nismë të tillë të “Lega Nord”-it, madje Cechetti kërkoi dhe ndryshimin e nenit 41 të Kushtetutës. “Neni 42 sanksionon që iniciativa ekonomike është private dhe e lirë, por nuk mund të jetë në kundërshtim me nevojën sociale apo kur ajo vë në rrezik sigurinë”, - theksoi më tej Cechetti.

Sipas zyrtarit të lartë të kësaj partie, emigrantët mund të ndjekin dhe një kurs profesional ose dhe të komunës, mjafton që ai të ketë kompetencat e lëshimit të një diplome që njihet nga Akademia. Cechetti thotë se për emigrantët kjo nuk do të jetë një problem. “Shpesh ne gjendemi përballë personave ekstrakomunitarë që flasin gjuhën italiane shumë herë më mirë se ne që e kemi gjuhë nëne. Ne do të presim votimin rajonal për të parë dhe rezultatet politike të këtij propozimi”, - përfundoi juristi i Legas.

Read More......

Greqi: “Ragusis, nënshtetësi për fëmijët pa mbushur 18 vjeç”

Përfitojnë edhe fëmijët që nuk kanë lindur në Greqi, që kanë bërë atje 6 vjet shkollë

Nënshtetësi për të gjithë fëmijët dhe për prindërit e tyre, të drejtë vote dhe nënshtetësi për të mëdhenjtë. Fëmijët që linden në Greqi dhe prindërit e tij jetojnë të ligjshëm në Greqi të paktën 5 vjet marrin automatikisht nënshtetësinë.

Projektligji

Fëmijët që nuk kanë lindur në Greqi, mirëpo kanë bërë 6 vjet shkollë në Greqi kanë të drejtë të marrin nënshtetësinë greke. Për sa i përket nënshtetësisë projektligji parashikon, që të mundet një emigrant të përfitojë duhet të jetë 5 vjet i ligjshëm dhe do të duhet të presë deri në dy vjet për përgjigjen nga Ministria. Për të përfituar nënshtetësinë emigrantët duhet të njohin mirë gjuhën greke dhe të jenë integruar në shoqërinë vendase. Gjithashtu që të marrë nënshtetësi një emigrant do të duhen tre vendas dëshmitarë, ndërsa do të kalojë edhe në test për gjuhën,të njohë Kushtetutën dhe Historinë e Greqisë. Nuk do të jepet nënshtetësi tek ata që kanë qenë të dënuar. Gjithashtu do të jepet e drejta e votës në zgjedhjet lokale.
Ministri Ragusis

Ministri i Brendshëm, Janis Ragusis një nga mbrojtësit më të flaktë të këtij projektligji është shprehur se Greqia është vonuar në marrjen e vendimeve për emigrantët dhe tashmë nuk kemi kohë për të humbur. Ai ka shpjeguar se me projektligjin e ri për emigracionin, grek do të bëhet çdo i huaj që e dëshiron dhe kështu hapet porta për brezin e dytë të emigrantëve. U jepet e drejta homogjeneve dhe emigrantëve që jetojnë mbi 5 vjet në Greqi për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në zgjedhjet për pushtetin vendor, por jo për kryetar bashkie apo kryetar i këshillit bashkiak.

Siç tha Ragusis, sipas studimeve që janë bërë, në zgjedhjet e muajit nëntor 2010 për pushtetin vendor, do të marrin pjese rreth 250.000 homogjenë dhe emigrantë. Kanë të drejtë të marrin shtetësinë, të gjithë ata që kanë lindur dhe jetojnë në Greqi, të paktën për 5 vjet, fëmijët që lindin në Greqi dhe deklarohen nga prindërit e tyre dhe fëmijët që studiojnë shumë vite në shkollat greke.

Read More......

SHBA Propozim për rritjen e tarifave të vizave joemigruese

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një propozim të ri për të rritur tarifat e vizave joemigruese dhe krijimin e një strukture të këtyre tarifave të ndara sipas kategorive të vizave H, L, O, P, Q, R, E, dhe K. Tarifa e re e propozuar për llojin e vizës B-1/B-2, F, J, dhe të të gjitha kategorive të vizave që nuk janë të listuara si më poshtë do të rritet në 140 dollarë. Tarifa e propozuar për vizat H, L, O, P, Q dhe R mund të rritet në 150 dollarë, vizat K në 350 dollarë, dhe vizat E në 390 dollarë.

Departamenti do të marrë komente mbi këtë propozim deri më 12 shkurt 2010, dhe pasi të konsiderojë plotësisht të gjitha këto komente do të paraqesë rregullin përfundimtar. Vetëm pasi të publikohet rregulli përfundimtar, ndryshimi për tarifat do të hyjë në fuqi. Të gjithë të interesuarit mund të paraqesin komentet e tyre në adresë të Departamentit drejtpërdrejt sipas mënyrave të mëposhtme: Personat që kanë mundësi të kenë Internet mund të lexojnë njoftimin dhe të japin komentet e tyre në faqen e Internetit: http://ëëë.regulations.gov/index.cfm.

Me postë (letër, disk, ose CD-ROM):
Adresa:
U.S. Department of State
Bureau of Consular Affairs
Office of the Executive Director, Suite H1001
2401 E Street NË
Washington, DC 20520.
Me E-mail në adresën: fees@state.gov. Ju duhet te përfshini (1400-AC57) në fushën e subjektit të mesazhit tuaj.

Viza Jo-Emigruese
Biznes, Turizëm, Vizitor dhe Mjekim
Në përgjithësi, një qytetar i një vendi të huaj i cili dëshiron të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet që më parë të ketë një vizë, ose një vizë joemigrimi për qëndrim të përkohshëm, ose një vizë emigrimi për rezidencë të përhershme. Viza e “vizitorit” është një vizë joemigrimi për personat që dëshirojnë të hyjnë në SHBA përkohësisht për biznes (viza B-1) ose për kënaqësi apo për trajtim mjekësor (viza B-2). Për shembull, në qoftë se qëllimi i udhëtimit është një konsultë me shoqata biznesi, udhëtim për kërkim shkencor, edukim, profesionalizëm ose konventë biznesi, udhëtim për çështje pronash, ose të negociosh për një kontratë, atëherë aplikantit do t`i duhet të aplikojë për viza vizitori. Shembuj të tjerë, në qoftë se qëllimi i udhëtimit është për vizitë tek familja apo shoqëria, turizëm, trajtim mjekësor, apo aktivitete të një natyre sociale, miqësore apo shërbimi, edhe në këtë rast aplikantit do t`i duhet të aplikojë për vizë vizitori. Viza i jep të drejtën një qytetari të huaj të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe t`i kërkojë leje inspektorit të emigrimit për të hyrë në SHBA.

Vizë Vizitori
Aplikantët që aplikojnë për viza vizitori, duhet të tregojnë që ata kualifikohen sipas kushteve të Aktit të Kombësisë dhe Emigrimit. Aplikantët duhet të provojnë që ata janë të klasifikueshëm si vizitorë sipas ligjit amerikan. Kushti sipas ligjit është që çdo aplikant ka për synim të emigrojë. Kështu që aplikantët për viza vizitori duhet të kapërcejnë këtë kusht duke provuar që:
1- Qëllimi i udhëtimit të tyre është të hyjnë në SHBA për biznes, kënaqësi ose për trajtim mjekësor;
2- Ata planifikojnë të qëndrojnë për një periudhë të caktuar kohe;
3- Dëshmitë e fondeve për të përballuar shpenzimet gjatë qëndrimit janë të mjaftueshme; 4- Të kenë dëshmi bindëse për lidhjet sociale dhe ekonomike me vendin e tyre;
5- Ata kanë një rezidencë jashtë SHBA, si edhe lidhje të tjera bindëse, që do të sigurojnë kthimin në vendin e tyre mbas kësaj vizite.

Trajtim mjekësor
Personat që dëshirojnë të shkojnë në SHBA për trajtim mjekësor, duhet të përgatiten të paraqesin dokumente shtesë që zyrtari konsullor mund të kërkojë gjatë intervistës:
1- Një diagnozë mjekësore nga mjekë vendas, ku shpjegohet natyra e sëmundjes si dhe arsyeja përse personi kërkon trajtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
2- Një letër nga një mjek ose njësi spitalore në SHBA, ku shprehet dëshira për të trajtuar këtë sëmundje të veçantë si dhe detajet e kohëzgjatjes së planifikuar si dhe çmimi i trajtimit (ku të përfshihen faturat e doktorit, faturat e spitalit si dhe çdo gjë që lidhet me shpenzimet mjekësore);
3- Një deklaratë për mbulimin financiar nga individi ose organizata që do të paguajë për transportin e pacientit, shpenzimet mjekësore dhe të jetesës. Individi që garanton pagesën e këtyre shpenzimeve duhet të paraqesë prova që e ka mundësinë për ta përmbushur atë, shpeshherë në formën e vërtetimit nga banka ose vërtetime të tjera për të ardhurat/kursimet ose kopje të dëshmisë së taksave të të ardhurave. Në disa raste mund të jetë e domosdoshme që këto shpenzime të paguhen paraprakisht shërbimit në SHBA.
Për të caktuar një datë takimi që të aplikoni për vizë, ju lutemi ndiqni udhëzimet si të aplikoni për një vizë joemigrimi.

ZVICËR
Të gjitha procedurat e aplikimit për vizë

Zvicra ka implementuar plotësisht marrëveshjen e asocimit në zonën Shengen. Vizat Shengen janë të vlefshme për të hyrë në Zvicër. Takimet për vizë mund të jepen me telefon nr. +355 68 20 52 000: ora 13.30 – 15.00 nga e hëna deri të enjten. Tërheqja e pasaportave: ora 12.00 – 12.30 çdo ditë pune. Informacion telefonik për çështje vize +355 68 20 52 000: ora 08.15 – 08.45 nga e hëna deri të enjten. Aplikantët për vizë duhet të paraqiten personalisht për të dorëzuar aplikimin edhe dokumentet respektive . Në sportel do të pranohen vetëm aplikantët të cilët kanë fiksuar takim. Afati i përpunimit të kërkesës për vizë do të jetë deri në 10 ditë pune. Të gjithë shtetasit shqiptarë, mbajtës të pasaportave të zakonshme dhe të shërbimit, kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zvicër.
Mbajtësit e pasaportave diplomatike shqiptare nuk kanë nevojë për vizë turistike ose vizite.

Refuzimi
Nëse aplikimi juaj është refuzuar dhe ju dëshironi një vendim formal nga ana e Zyrës Federale Zvicerane të Migracionit, duhet të dorëzoni një aplikim të ri në tri kopje dhe të paguani përsëri tarifën e vizës. Ky është rasti i vetëm kur tarifa e vizës duhet të paguhet dy herë. Nëse Zyra Federale Zvicerane e Migracionit e kthen mbrapsht vendimin e seksionit të vizave të ambasadës, atëherë shuma e dytë e paguar do t`ju rikthehet.

Vizë për vizitorë
(deri në 90 ditë brenda 180 ditëve)
Një aplikim për vizë për çdo person, i plotësuar në të gjitha rubrikat, me datë dhe me nënshkrimin e aplikantit.
1- Dy fotografi aktuale pasaporte;
2- Pasaportë të vlefshme të paktën 3 muaj nga data e parashikuar e daljes nga Zvicra.
3- Kopje të pasaportës (të gjitha faqet që përmbajnë informacione në lidhje me të dhënat personale të mbajtësit dhe shënimet zyrtare të autoritetit lëshues të pasaportës);
4- Rezervim i biletës të avionit ose të tragetit / dokument transporti;
5- Konfirmim i mbulimit të shpenzimeve gjatë qëndrimit në Zvicër:
6- Vërtetim mbi gjendjen e llogarisë bankare aktuale me “bank- statement” të tre muajve të fundit;
7- Tarifa e vizës: 8,300 lekë për çdo aplikim;
8- Certifikatë familjare;
9- Siguracion udhëtimi, i cili mbulon periudhën e vizës me një minimum mbulimi shëndetësor prej 30,000 euro:
9- Fëmijët nën 18 vjeç; nëse një ose të dy prindërit nuk do të udhëtojnë me fëmijën minoren, atëherë duhet të paraqitet një deklaratë noteriale;
10- Një ftesë me shkrim nga ftuesi, e cila duhet të dërgohet direkt në ambasadë (e- mail ose faks) dhe e shoqëruar nga një kopje të pasaportës zvicerane / kartës së identitetit ose të lejes të qëndrimit në Zvicër.
11- Vërtetim nga punëdhënësi i kohëve te fundit, certifikatën e regjistrimit të firmës, kontratë pune; Nëse jeni nxënës ose student: vërtetim nga shkolla ose universiteti.
12- Nëse qëndrimi juaj në Zvicër do të financohet nga mikpritësi në Zvicër dhe nëse aplikimi juaj do të miratohet nga ambasada, atëherë ju do të pajiseni me një “deklaratë garancie”, të cilën duhet ta dërgoni ju vetë tek mikpritësi juaj në Zvicër. Viza e hyrjes për Zvicër do të mund të lëshohet vetëm pasi të jetë dhënë aprovimi nga autoritetet përkatëse në Zvicër. Ambasada ruan të drejtën për të kërkuar në çdo kohë informacion dhe/ose dokumente shtesë. Nëse ju është refuzuar viza, ambasada ju informon me anë të një njoftimi joformal (Art. 14 i ligjit për hyrjen dhe regjistrimin e të huajve). Nëse dëshironi të ndiqni çështjen më tej duke kërkuar një vendim formal nga Zyra Federale Zviceran e Migracionit në Bernë (6-8 javë), ju do të dorëzoni një aplikim të ri me tre formularë dhe do të ripaguani taksën e vizës.

GJERMANIA
Legalizimi i dokumenteve shqiptare

Midis Republikës Federale Gjermane dhe Republikës së Shqipërisë nuk ekziston asnjë marrëveshje në lidhje me noterizimin dhe legalizimin e dokumenteve. Dokumentet për legalizim duhet të paraqiten nga vetë personi i shënuar në dokument. Nëse dokumentet i dorëzon një person tjetër, nevojitet një prokurë e noterizuar, e lëshuar nga personi të cilit i përkasin dokumentet. Kjo gjë vlen edhe për familjarët e personit. Gjatë dorëzimit të dokumenteve duhet sqaruar se për çqëllim do të përdoret dokumenti në Gjermani. Dokumentet që legalizohen në ambasadën gjermane duhet t`u nënshtrohen hallkave të mëposhtme të legalizimit nga instancat e shtetit shqiptar: Certifikatat dhe vërtetimet e banimit duhet të legalizohen fillimisht në Prefekturën e qarkut të rrethit përkatës dhe më pas në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Dokumente të tjera (p.sh. vendime divorci, vërtetime gjyqi, dëshmi penaliteti) duhen legalizuar vetëm në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë (në Drejtorinë Arsimore të Qytetit të Tiranës dhe në Drejtorinë e Punëve me Jashtë). Pas kësaj duhen legalizuar edhe në Ministrinë e Jashtme. Dokumentet personale nuk legalizohen. Nëse përmbushen të gjitha kushtet, dokumentet që duhen legalizuar mund të dorëzohen nga vetë personi çdo të premte nga ora 9:00 – 12:00, në sektorin konsullor të ambasadës gjermane. Dokumentet e legalizuara tërhiqen të martave në orën 12:00.

Tarifat
Certifikatat: 20 euro
Dokumente të tjera / Vërtetime: 40 euro
Dëftesat e shkollës së mesme / Diplomat: falas nëse nevojiten për studime në Gjermani. Në raste të tjera: 40 euro
Tarifa duhet paguar në momentin e dorëzimit të dokumenteve në lekë, në varësi të kursit aktual të shkëmbimit.

Procedurën e vizës
1. Formularët e aplikimit dhe letërkëmbimi me sektorin konsullor të ambasadës. Ambasada bën me dije se ka vënë në dispozicion të aplikuesve formularë për aplikimin për vizë, të cilët jepen gjatë orarit të punës së ambasadës tek dera e vizave. Formularët duhen plotësuar tërësisht si edhe firmosur nga aplikuesi. Nëse aplikuesi nuk i ka mbushur 16 vjeç, formulari duhet firmosur nga personi që e ka nën kujdestari. Formulari mund të plotësohet në shqip (përveç formularëve për vizë qëndrimi afatgjatë). Ambasada ju vë në dijeni që deklarata të rreme në formular mund të çojnë drejt refuzimit të vizës. Nuk është e nevojshme që tu drejtoheni personave jashtë ambasadës që plotësojnë formularë.
Të gjitha letrat që i dërgohen sektorit konsullor të ambasadës mund të shkruhen
në shqip. Ankesat kundër refuzimeve mund të përpunohen vetëm nëse janë
firmosur personalisht nga aplikuesi.
2. Përpunimi i aplikimit për vizë
Para se të aplikohet për vizë, është e nevojshme të lihet takim. Kjo gjë mund të bëhet me anë të telefonit nga e hëna deri të enjten, nga ora 13:30-16:30, në numrin 00355-(0)692905109. Çdo aplikues, i cili ka mbushur moshën 16-vjeçare, është i lutur të paraqitet personalisht në sektorin konsullor të ambasadës.
Ju lutemi vini re që punonjëset dhe punonjësit shqiptarë të ambasadës nuk kanë asnjë ndikim mbi vendimin e marrë për vizën tuaj. Kompetencën e vendimmarrjes e kanë vetëm punonjëset dhe punonjësit gjermanë të sektorit konsullor. Koha e përpunimit të dokumenteve për viza Shengen është 7 ditë. Nëse doni të merrni pjesë në panair, jeni i/e lutur të aplikoni për vizë minimalisht 10 ditë para datës së nisjes. Vizat Shengen mund të jepen deri maksimumi tre muaj para datës së fillimit të vlefshmërisë. Gjatë aplikimit në pasaportën tuaj vihet një vulë, e cila përmban datën e aplikimit, emrin e ambasadës si edhe kategorinë e vizës. Kjo vulë u përgjigjet rregullave të instruksioneve të përbashkëta konsullore të të gjithë anëtarëve të Shengenit dhe vihet vetëm për arsye teknike-administrative. Vula nuk ka asnjë ndikim mbi aplikimet e ardhshme për vizë. Në rast dhënieje të vizës, etiketa ngjitet mbi vulë.
3. Tarifa për vizë
Vini re që brenda dhe jashtë territorit të sallës së sporteleve nuk paguhet asnjë tarifë tjetër përveç asaj të caktuar me ligj. Ambasada mundohet që, në interes të aplikuesit, të zbulojë çdo parregullsi gjatë aplikimit për vizë. Këtu bëjnë pjesë si shitja e formularëve të aplikimit, garancive apo dokumenteve të tjera, ashtu edhe kërkesa e “tarifave” shtesë dhe ryshfeteve. Mos u paguani para personave të cilët duan t`ju “ndihmojnë” për
aplikimin. Këta njerëz ju mashtrojnë! Ata s`kanë asnjë lloj mundësie të ndikojnë pozitivisht për aplikimin tuaj apo t`ju sigurojnë një vizë të vlefshme.
4. Shpërndarja e pasaportave
Shpërndarja e pasaportave bëhet nga e hëna deri të enjten, nga ora 14:00-16:00. Menjëherë pas marrjes së pasaportës, duhet të verifikoni nëse të dhënat në etiketën e vizës janë të sakta, sidomos shkrimi i emrit si edhe të dhënat për numrin e pasaportës dhe vlefshmërinë e vizës.
5. Vulat e kontrolleve kufitare
Duhet të tregoheni të kujdesshëm, që si gjatë hyrjes, ashtu edhe gjatë daljes nga zona Shengen, të pajiseni me vulat përkatëse të hyrjes dhe daljes. Mungesa e vulave të kontrollit kufitar mund të sjellë dizavantazhe të rënda për udhëtarin (p.sh. kallëzim penal, masë sigurie, dëbim etj.).

NJOFTIM
Gazeta “Ballkan” sot do të hapë një rubrikë të re për të informuar të gjithë lexuesit e saj në lidhje me procedurat dhe dokumentet për të aplikuar për viza në vende të ndryshme të botës. Të gjithë ata që janë të interesuar mund të shkruajnë në adresat e mëposhtme. Një herë në javë, letrat tuaja do të publikohen në “Ballkan” bashkë me përgjigjet korresponduese.

Adresa
“Olympia” shopping Center
Rruga “Ymer Kurti”
Tiranë
E- mail: emigracion.ballkan@yahoo.com

Read More......

Takimi Marrëveshje me Italinë për njohjen e pensioneve të emigrantëve

Drejtori i Kabinetit, Bitro, takon këshilltarin e ambasadës së Italisë në Shqipëri, Berlendi, ku diskutuan bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurimeve shoqërore dhe punësimit

Në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale, Shanseve të Barabarta u zhvillua dje një takim mes këshilltarit të ambasadës italiane, Xhuzepe Berlendi, drejtorit të kabinetit të ministrit të Punës, Kleves Bitro, dhe drejtoreshës së Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi. Në qendër të diskutimit ishte ndërmarrja e hapave konkrete institucionale për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore mes të dyja vendeve, përshpejtimin e procedurave për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve në fushën e punësimit, si dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat sociale.

Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, vuri në dukje se realizimi sa më parë i një marrëveshjeje mes dy vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore do tu vinte në ndihmë rreth 420 mijë shqiptarëve që tashmë jetojnë në mënyrë të rregullt në shtetin fqinj si dhe rreth 200 mijë të tjerë që janë proces legalizimi apo vazhdojnë studimet në Itali. Nga ana e tij z.Berlendi premtoi që pala italiane do të asistojë strukturat shqiptare për rishikimin e legjislacionit në fushën e sigurimeve shoqërore, me qëllim përafrimin e tij me legjislacionin e vendeve të BE-së, si hap i parë në procesin e hartimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe. Gjatë takimit këshilltari Xhuzepe Berlendi shprehu dëshirën për organizmin e një vizite zyrtare së afërmi në Shqipëri të ministrit italian të Punës, gjatë së cilës do të diskutojë me homologun e vet shqiptar hapat e mëtejshëm për forcimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e punësimit, sigurimeve shoqërore, shërbimeve sociale, etj. Takimi i zhvilluar dje në Ministrinë e Punës, vjen menjëherë pas vizitës së Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, në Itali dhe takimit të tij me Kryeministrin Silvio Berluskoni, gjatë të cilit është diskutuar rreth nevojës për rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve në të gjitha fushat. Entela Duraj

Read More......

Parlamenti grek miraton ligjin për emigrantët

Parlamenti grek ka miratuar pas shumë debatesh ligjin mbi emigrantët e huaj që jetojnë në Greqi. Ky ligj është kundërshtuar ashpër si diskriminues nga emigrantët dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre. Pavarësisht nga shumë propozime për ndryshimin e ligjit, mbrëmjen e djeshme ligji ka kaluar gati ashtu siç ishte paraqitur nga Ministria e Brendshme dhe e Decentralizimit grek. Sipas ligjit, të gjithë emigrantët që kanë ardhur në Greqi në mënyrë të ligjshme që nga viti 2001, përfitojnë të drejtën për tu bërë qytetarë të përjetshëm në tokën helene.

Por nga ana tjetër, ligji përjashton gati 500 000 imigrantë të paligjshëm nga përfitimet për tu pajisur me dokumente të përhershme qëndrimi. Vetëm emigrantët që kanë hyrë ligjërisht në tokën greke dhe që kanë vizë, janë kualifikuar për të përfituar nga ky ligj. Ligji është kundërshtuar edhe nga forca opozitare Demokracia e Re, deputetët e së cilës kanë pohuar në Parlament se, kur të vijnë ata në pushtet, do ta shfuqizojnë sërish këtë ligj. Sipas shifrave të dhëna gjatë debatit në sallën e Parlamentit grek, fëmijët që do të përfitojnë nga ky projektligj nuk do ti kalojnë 15% të numrit të përgjithshëm të 200 mijë fëmijëve, të cilët vijnë nga familje emigrantësh. Gjithashtu, do të përfitojnë vetëm 130 vetë, të cilët disponojnë lejeqëndrimi të përhershme, 120 persona pa nënshtetësi të përcaktuar dhe 14 mijë me lejeqëndrimi 5- vjeçare. Ndërsa për sa i përket së drejtës së votës, të gjithë ata që e përfitojnë atë përbëjnë 0,65 % të rreth 11 milionë votuesve në të gjithë Greqinë.
Ligji
Ligji për marrjen e nënshtetësisë, kërkon që të dy prindërit e emigrantit duhet të jenë banorë të ligjshëm në Greqi, ndërsa fëmija të mos ketë më pak se 6 vjet shkollë në sistemin arsimor grek. Gjatë debatit publik që u zhvillua në Greqi mbi këtë projektligj, shumë aktorë kanë kundërshtuar ashpër duke pohuar se varianti fillestar krijonte lehtësira të mëdha për marrjen e shtetësisë nga emigrantët. Sipas dispozitave të reja, një fëmijë i lindur në Greqi me prindërit emigrantë do të duhet të ketë pasur edhe babanë edhe nënën e tij banues të ligjshëm të vendit, pesë vjet para se ai ose ajo të aplikojë për nënshtetësi. Fillimisht ishte thënë se vetëm një prind do të duhej të ishte banor i ligjshëm në Greqi. Gjithashtu, fëmijët do të duhet të provojnë se kanë shpenzuar së paku gjashtë vjet në shkollat greke dhe jo tre vjet, siç ishte thënë fillimisht nga qeveria. Një tjetër ndryshim i madh nga varianti fillestar është se aplikantët do të duhet të paraqesin letra rekomandimi nga të paktën tre qytetarë grekë. Këto rekomandime kërkohen në aplikimin për nënshtetësi.
Debate
Për më shumë se 5 orë kryetarët e partive parlamentare greke kanë shkëmbyer akuza të ashpra në lidhje me përmbajtjen e ligjit. Pro ligjit është shprehur vetëm PASOK. Partia Komuniste Greke dhe Aleanca e Radikalëve të Majtë janë shprehur kundër, pasi ligji, sipas tyre, më shumë pengon sesa ndihmon në dhënien e nënshtetësisë. Ndërsa opozita greke “Demokaracia e Re” dhe ekstremistët e djathtë “Alarmi Popullor Ortodoks” theksojnë se ky projektligj është i nxituar. Kryetari i opozitës greke, Antoni Samaras, u shpreh se do të anulojë ligjin sapo “Demokracia e Re” të marrë pushtetin. Nga ana e tij, Jorgo Karaxhaferi, kryetar i “Alarmi Popullor Ortodoks” kërkoi referendum përpara se ligji të kalojë në Parlament. Përpara dy vjetësh “Demokrcia e Re” kishte premtuar se shumë shpejt emigrantët do të kenë të drejtë vote. Por Samaras, në ndryshim nga Karamnalisi, e ka kthyer timonin e “Demokracisë së Re” më djathtas në një përpjekje për të marrë vota të humbura gjatë zgjedhjeve të fundit, vota të cilat u morën nga ekstremististi Jorgo Karaxhaferi.


Samaras: “Kufirin me Shqipërinë nuk e hapa unë”

Në kuadrin e debatit në sallën e Parlamnetit grek, ministri i Brendshëm, Janis Raguzis, akuzoi Kryetarin e “Demokracisë së Re”, Antonis Samaras, se është ai që më 1993 hapi kufirin me Shqipërinë. ”Duhet të japë shpjegime. Është ai që na akuzon që po e bëjmë Greqinë han, por a nuk ishte ai që më 1993 hapi kufirin me Shqipërinë. Si pasojë, mijëra njerëz hynë në Greqi. Dhe erdhëm ne më pas në Qeveri dhe vumë rregull. Legalizuam mijëra veta të cilët ju i kishit stivuar nëpër konteinera dhe stadiume”. “Dua tu përgjigjem të gjithë atyre që prej kohësh më akuzojnë duke përdorur gënjeshtra. Nuk isha unë ai që hapi kufijtë me Shqipërinë”, - tha Samaras, duke shtuar se më 1993, kur ai ishte ministër i Jashtëm, nuk kishte asnjë kompetencë për të hapur kufijtë. Duke iu drejtuar qeverisë, ai tha se “edhe nëse unë kisha mundësi ti hapja kufijtë, ju përse nuk i mbyllët?”. “Nuk besoj se jam unë fajtori që ra sistemi i Enver Hoxhës në Shqipëri. Edhe vende të tjera u përballën me rryma emigrantësh nga Shqipëria, të cilët ikën nga vendi i tyre për të kërkuar një fat më të mirë”, - tha Antonis Samaras.




Ligji i ri

Shtetësi shqiptarëve, kur Tirana të lejojë dyshtetësinë
Greqia nuk do tu japë shtetësi shqiptarëve, për sa kohë që kjo sjell si rezultat humbjen e shtetësisë së tyre shqiptare. Kjo do të bëhet në rast se Tirana nënshkruan një pakt dypalësh që të konfirmojë se shqiptarët mund të kenë një kombësi të dyfishtë.

Përfituesit
- Përfitojnë leje të përhershme qëndrimi të gjithë emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në Greqi që nga viti 2001.
- Përjashtohen nga ky ligj të gjithë emigrantët e paligjshëm që llogariten në rreth 500 000.
- Lejon fillimin e një fushate të re legalizimi për të paligjshmit, ku do të shqyrtohen edhe dokumente të tjera për ata që nuk kanë hyrë me vizë. Këto dokumente mund të jenë fatura të ndryshme ose refuzime për dhënie vize etj.
- Ligji i ri do të fillojë të veprojë më 1 janar 2006.

Problemet e ligjit të ri
Intervista diskriminuese
Për të fituar lejen afatgjatë të qëndrimit emigranti duhet të njohë mirë gjuhën, historinë dhë kulturën greke. Për këto duhet të kalojë në provim. Gjithashtu, emigrantët që do të marrin lejen 5-vjeçare duhet të manifestojnë “moral dhe personalitet”.

Bashkimi familjar
Për të kryer bashkimin familjar emigranti duhet të ketë të ardhura stabël dhe shumë të larta, rreth 11 mijë euro në vit, plus 20% të kësaj shume për gruan dhe plus 15% për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç (14-18).

Të sëmurët
Dhënia e lejes së qëndrimit për arsye humanitare ndryshon rrënjësisht. Me ligjin e ri, një leje e tillë jepet tani e tutje kryesisht tek emigrantët që jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi.






Vijojnë protestat kundër masave të qeverisë

Në Greqi vijojnë protestat kundër masave shtrënguese të qeverisë Papandreu, të cilat kanë synim të reduktojnë deficitin buxhetor. Grumbulluesit e plehrave kanë dalë në rrugët e kryeqytetit grek dhe kanë protestuar duke i bërë thirrje qeverisë të anulojë masat e marra. Mbledhësit e plehrave, në fakt, kanë qenë në grevë pesë ditët e fundit. Koshat e plehrave janë tejmbushur dhe derdhur në rrugë. Protestuesit kanë mbajtur në duar një arkivol për të simbolizuar vdekjen e bonuseve dhe përfitimeve të punëtorëve. Punonjësit thonë se do të vazhdojnë grevën deri të enjten tjetër. Planet e Papandreut përfshijnë ngrirjen e pagave të sektorit publik dhe të pensioneve, heqjen e pagave suplementare dhe bonuseve për pushimet e punëtorëve. Plani përfshin dhe rritje taksash. Një grevë e madhe publike 24-orëshe është programuar si nga sektori publik ashtu dhe privat për më 11 mars. Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, që ka udhëtuar në vendet kryesore evropiane dhe në SHBA së fundi, nuk ka marrë premtim konkret për fonde nga këto vende, por ka siguruar vetëm mbështetje në betejën për të luftuar spekulimin e tregjeve financiare. Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se Greqia duhet të dalë vetë nga kriza e thellë e deficitit buxhetor.



SHBA heq vizat për Greqinë

Takimi i Kryeministrit grek në SHBA duket se nuk ka sjellë për popullin grek vetëm një mbështetje për krizën financiar dhe një zgjidhje për problemin e emrit me Maqedoninë. Mediat greke, gjatë gjithë ditës së djeshme, kanë pasur në fokus një tjetër lajm për qytetarët helenë. Pas takimit të Papandreut me Presidentin e SHBA, Barak Obama, është vendosur heqja e kufijve mes Greqisë dhe SHBA. Tashmë të gjithë qytetarët helenë, por edhe ata emigrantë që gëzojnë nënshtetësinë helene, do të mund të udhëtojnë pa viza drejt SHBA. Lajmi i publikuar nga mediat greke ka qenë i konfirmuar edhe nga kampi qeveritar, si dhe nga Parlamenti grek, i cili gjatë mbledhjes së djeshme ka përshëndetur këtë veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Policia ekzekuton shtetasin grek

Një shtetas grek u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje me armë që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në lagjen Dhafni të kryeqytetit grek, Athinë. Policia gjeti në trupin e viktimës një pasaportë që i përkiste një shtetasi shqiptar me emrin Renato Krasniqi, por nga verifikimi i shenjave të gishtave rezultoi se bëhej fjalë për një shtetas grek. Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në momentin që një makinë policie po kalonte rastësisht në rrugën Konduriotu. Policët panë dy persona të dyshimtë pranë një automjeti të markës Seat, i cili ishte i braktisur prej kohësh në këtë zonë. I ndaluan dhe në momentin që po i pyesnin dy të dyshuarit kanë nxjerrë armë zjarri dhe kanë qëlluar mbi policinë. Prej përleshjes me armë, e cila zgjati për rreth 10 minuta, mbeti i vrarë 30- vjeçari. Ndërsa i dyshuari tjetër mundi të largohet, dhe është në kërkim prej forcave të rendit. Në çantën e viktimës u gjet edhe një granatë difensive. Agjentët thonë se në trupin e viktimës u gjet edhe një sistem intercom në funksion, i ngjashëm me sistemin e komunikimit të rojeve të personave VIP, çka ka shqetësuar së tepërmi organet e rendit. Trupi i viktimës u ekzaminua prej mjekut ligjor dhe u dërgua në morgun e Athinës. Ndërsa Prokuroria e Athinës njoftoi se ka urdhëruar arrestimin e policëve, deri në zbardhjen e rrethanave.

Read More......

Ishte kundër fejesës, shqiptari vret vjehrrin italian


Policia dyshon se autori i vrasjes së 56-vjeçarit italian është një emigrant shqiptar, i cili pak kohë më parë ishte fejuar me vajzën e viktimës. Ngjarja ka ndodhur, pasi italiani ishte kundër fejesës së të bijës me shqiptarin

ROMË - Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi dyshohet për vrasjen e një 56-vjeçari nga qyteti i Romës, Itali. Burime nga policia fqinje kanë bërë të ditur se në pranga është vënë një emigrant 25-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Sipas medias, ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës në Monterotondo, në provincën e Romës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e dy ditëve më parë dhe hetimet e bëra kanë nxjerrë se shqiptari është i dyshuar për krimin. Burime të policisë së shtetit fqinj kanë thënë se italiani 56-vjeçar ka vdekur pas një goditjeje që ka marrë në zemër. Sipas të dhënave, shqiptari është i fejuar me vajzën e viktimës. Policia tha se e ka ndaluar shqiptarin në momentin që ishte duke u larguar në këmbë nga vendi ku ka ndodhur ngjarja. Policia tha se dyshohet që i ndaluari për vrasjen ishte duke pritur dikë tjetër që ta merrte me makinë, me qëllim që të shkonte në Romë.

Pas rindërtimit të ngjarjes, policia ka bërë të ditur se viktima dhe i dyshuari për krimin mendohet se janë takuar në shtëpinë e 56-vjeçarit. Nga të dhënat e grumbulluara dhe dëshmitë e marra, mësohet se italiani ishte kthyer në banesë për të mbaruar disa punë që kishte lënë pezull. Ndërkohë që emigranti shqiptar kishte shkuar në shtëpinë e njerkut të së fejuarës për të takuar këtë të fundit. Nga dëshmia e marrë deri më tani është mësuar se shqiptari kishte shkuar aty që të bisedonte me të fejuar për disa punë personale të çiftit. Por përplasja e dy personave kishte sjellë edhe sherrin. Dëshmitë e marra nga policia familjarëve të viktimës kanë treguar se shqiptari dhe italiani kishin pasur mosmarrëveshje edhe më parë. Gjithçka mësohet se kishte lindur pas fejesës së shqiptarit me vajzën e shtetasit italian. Ai nuk e kishte pranuar asnjëherë këtë lidhje dhe kishte pasur përplasje me “dhëndrin”.

***

Por dy ditë më parë mësohet se gjithçka ka kaluar në ekstrem. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia italiane, sherri mes dy personave dy ditë më parë ka kaluar në ekstrem. Pasi ishin zënë me fjalë me njëri-tjetrin, policia tha se shqiptari ka marrë një thikë dhe e ka goditur 56-vjeçarin disa herë. Por fatale ka qenë goditja që ka marrë në zemër, që i ka sjellë menjëherë vdekjen. Pas kësaj, 25-vjeçari ishte larguar në këmbë dhe është kapur nga policia në një fshat jo larg vendit të vrasjes së italianit. Aty ai është ndaluar nga një patrullë e policisë dhe pasi janë bërë disa verifikime, është shoqëruar për në komisariat. Pas kësaj, është ngritur edhe akuza ndaj shqiptarit, por burime mediatike kanë bërë të ditur se policia nuk ka shumë prova ndaj të ndaluarit. Hetimet ende nuk janë mbyllur dhe karabinierët janë duke kërkuar për bashkëpunëtorin e të ndaluarit.

Nuk i ktheu 2700 euro

Shqiptari merr peng biznesmenin italian

BRESHIA - Mbahet peng pronari i një ndërmarrjeje në Itali dhe në pranga vihet një shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga media e shtetit fqinj. Sipas tyre, Timoteo Arapi është vënë në pranga, pasi për 2.700 euro ka mbajtur peng për më shumë se dy e gjysmë orë pronarin e një mobilierie. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Garibaldi”, në Lonato. Nga të dhënat është mësuar se shqiptari kishte porositur mobilie që nuk i kishte marrë, por që nuk i ishin kthyer dhe paratë. E kështu kishte nisur edhe përplasja, që përfundoi me pengmarrje. Por punonjësit e tjerë kishin njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga shqiptarin. Historia kishte nisur që në vitin 2007. Shqiptari kishte porositur te ndërmarrja mallin, por nuk kishte marrë asgjë. Pas disa kohësh, dy pronarët italianë kishin ofruar mobilie tjera për shqiptarin, por ai nuk ishte pranuar. Shqiptari kishte kërkuar paratë. Ai kishte shkuar atje së bashku me një person tjetër, të cilin policia e ka marrë si dëshmitar. Ai donte paratë dhe asgjë tjetër. Këtu kishin nisur edhe kërcënimet. Ai kishte bërë edhe një denoncim ndaj italianit për mashtrim. Por dita e djeshme ka qenë më e rëndë. Arapi kishte shkuar në zyrat e ndërmarrjes italiane dhe kishte kërkuar t’i ktheheshin paratë. Por këmbëngulja e pronarit italian për të mos i dhënë paratë ka bërë që ai ta merrte peng. Shefi i komisariatit të zonës ka bërë të ditur se ai e kishte kërcënuar se do ta digjte me acid. Punonjësit që ndodheshin në ndërmarrje kanë mundur të lajmërojnë policinë. Kjo e fundit ka bërë negociata me shqiptarin dhe personin që e shoqëronte dhe më pas u ka vënë prangat. Policia ka ngritur disa akuza ndaj shqiptarit, por është duke hetuar për të sqaruar të gjithë ngjarjen e ndodhur. (Artan CENA)



Shqiptarët, “mjeshtrit” e pasaportave false në Çeki

PRAGË - Policia çeke tha se shkatërroi një organizatë kriminale që kryente falsifikim pasaportash ndërkombëtare, me qëllim shitjen e tyre për emigrantët. “Policia ka shkatërruar një bandë ndërkombëtare të dyshuar për prodhimin e pasaportave të falsifikuara çeke dhe furnizimin me to të emigrantëve të paligjshëm dhe ndoshta edhe grupet e krimit”, thuhet në një deklaratë që shpërndau policia. Zëdhënësi i policisë çeke në Pragë, Pavel Hantak, thotë se dy të dyshuarit janë një 41-vjeçar shqiptar dhe një grua çeke. “Ata u arrestuan muajin e kaluar në Republikën Çeke, ndërsa një burrë rumun u arrestua në vendin e tij”, tha zëdhënësi i policisë. Ai shtoi se autoritetet britanike po hetojnë një anglez 42-vjeçar, të dyshuar për implikim në këtë rast. Sipas policisë, persona të dyshuar për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, duke përfshirë edhe emigrantë iranianë, janë arrestuar në Britani, Gjermani dhe Spanjë. Hetimi filloi nga këto raste. Zëdhënësi Hantak tha të mërkurën, se policia është duke bashkëpunuar edhe me autoritetet në Austri, Francë, Greqi dhe Zvicër për hetimin e rrjetit kriminal, por ai nuk dha hollësi të mëtejshme.

Pesë shqiptarë në pranga, dyshohen si trafikantë

ROMË - Pesë emigrantë shqiptarë dhe dy italianë janë vënë në pranga gjatë ditës së djeshme nga policia në kryeqytetin e Italisë me akuzën e trafikut të drogës. Grupi kriminal u zbulua gjatë hetimeve që policia ishte duke zhvilluar mbi tentativën e vrasjes së pronarit të një bari në Romë. Gjatë intervistimit të personave me dijeni për ngjarjen, hetuesit mësuan se pronari i lokalit ishte i përfshirë në aktivitetin e shpërndarjes së kokainës. Faktet e zbuluara më pas gjatë hetimit gjetën se biznesmeni kishte pasur konflikte të vazhdueshme me një grup shqiptarësh dhe italianësh për shkak të tregtisë së drogës. Policia i vazhdoi hetimet e saj edhe sot në mesditë dhe arriti të arrestojë shtatë persona, 5 shqiptarë dhe dy italianë, të akuzuar për trafik narkotikësh. Policia tha se u sekuestroi të arrestuarve mijëra doza kokaine të gatshme për shitje, si dhe një shumë financiare prej 15 mijë eurosh.

Read More......

Shqiptaret e Amerikes per Joe DioGuard-in


Shpallja e kandidaturës se Joe Dioguardit për Senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikanëve një mundësi të shkëlqyeshme që të sjellin në Capitol Hill një zë të fuqishëm dhe përfaqesues të tyre. Joe DioGuardi po garon si republikan kundër senatorës së emëruar, demokrates Kirsten Gillibrand, për të përfaqësuar shtetin e New York-ut në Senatin e SHBA-ve në Washington, DC. Të gjithë shqiptaro-amerikanët duhet ta mbështesin fuqimisht DioGuardin sepse ai është i mirë për Amerikën e me i mirë për shqiptaro-amerikanët!

Më pak se dhjetë ditë nga shpallja zyrtare e kandidaturës së DioGuardit, Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin (www.AlbaniansForDioGuardi.com) u lansua si platformë elektorale për të gjithë shqiptarët anekënd Amerikës në përkrahje të fushatës së DioGuardit. “Kandidatura e DioGuardit paraqet një mundësi unike dhe historike për komunitetin shqiptaro-amerikan për të pasur një zë të fuqishëm e të vërtetë të interesave kombëtare shqiptare në Senatin e SHBA-ve,” ka theksuar Faton Bislimi, një aktivist i njohur shqiptar në SHBA, në emër të platformës Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin. “Nëse serbët arritën të ndihmojnë në zgjedhjen e nje guvernatori të Illinois-it dhe një Senatori të SHBA-ve nga Shteti i Ohio-s, të dy këta me prejardhje serbe, shqiptaro-amerikanët definitivisht kanë mundësi dhe duhet të ndihmojnë në zgjedhjen e Joe DioGuardit me prejardhje shqiptare në Senatin e SHBA-ve. Andaj, ata duhet të bashkohen dhe ta përkrahin pa reserve DioGuardin tani,” ka shtuar Bislimi.

Gjatë sherbimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve (1985-1989), Joe DioGuardi paraqiti rezolutat e para në mbështetje të kërkesave legjitime të shqiptarëve të Kosovës për trajtim të barabartë dhe liri në ish-Jugosllavinë e atëherëshme. Në atë kohë, shumica e anëtareve të Kongresit dhe publiku amerikan nuk kishin dëgjuar për Kosovën, e aq më pak për trajtimin e tyre mizor nën Jugosllavinë e dominuar nga serbët. Pas largimit nga Kongresi amerikan, DioGuardi themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të perfaqesojë shqetësimet e popullit shqiptar në Washington, DC, e vecanërisht të punojë për pavarësinë e Kosovës.

Veprimtaria e LQSHA-se nën udhëheqjen dhe vizionin e Joe DioGuard-it dhe gruas se tij, Shilrey Cloyes, pati suskes në sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj gjendjes së vështirë politike të shqiptarëve që jetonin në Kosovë, Mal te Zi, Luginën e Preshevës, Camëri, dhe Maqedoni. Joe dhe Shirley inicuan dëshmi dhe ndëgjime në Kongresin amerikan për te shpalosur kushtet politike dhe ekonomike që vazhdimisht përkeqësoheshin dita-ditës në Kosovë. Gjithashtu, me ftesë të tyre, disa anëtarë të Kongresit amerikan shkuan në tokat shqiptare për të dokumentuar dhe informuar Kongresin amerikan dhe publikun botëror për brutalitetin e tmerrshëm të ushtruar nga Slobodan Milosheviqi kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë dhjetë viteve të okupimit, që kulminoi me luftën gjenociale në vitet 1998-1999, dhe për represionin ndaj shqiptarëve të Malit të Zi.

Prandaj, si shqiptaro-amerikanë, ne e kemi një obligim kombëtar dhe moral që të mbështesim Joe DioGuardin ne garën e tij për Senatin amerikan sepse që nga viti 1985 ai ka shërbyer si mbrojtësi i lirisë dhe sigurisë së popullit shqiptar. Ne Senatin amerikan, DioGuardi do të vazhdojë me pasion që t’i shtojë trashëgimisë së tij të promovimit dhe mbrojtjes së interesave të shqiptareve për liri, demokraci, zhvillim ekonimik, dhe paqe në Ballkan.

Read More......

Itali, 2 të rinj nga Durrësi humbën jetën në aksident

Mediat italiane raportojnë për dy të vdekur shqiptarë, mbrëmë në një aksident të përgjakshëm pranë Vincensas. Automjeti me të cilin udhëtonin Opel Vectra u përpals kokë më kokë me një fuoristradë Mercedes Benz. Sipas policisë, Opeli kishte hyrë në krah të kundërt.

Dy prej viktimave mësohet se janë, kushërinj, Eltion dhe Arbër Berisha nga Durrësi. Ndërsa viktima e tretë është ende i paindetifikuar dhe për pasojë nuk dihet as kombësia, edhe pse media aludon se edhe ai është shqiptar.

Nata e djeshme ka qenë e përgjakshme në Itali, ku kanë ndodhur disa aksidente dhe kanë humbur jetën 8 persona e plagosur dhjetëra të tjerë.

Read More......

Parlamenti Evropian: Heqja e vizave, urgjente


Te liberalizohen sa me shpejt vizat per Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen. Kryetari i Komitetit per Lirine, Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme ne Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar, nepermjet nje letre zyrtare dorezuar komisioneres Cecilia Mallstrom, kerkon qe Komisioni Evropian te permbushe premtimin e bere ne nentorin evitit te kaluar: Liberalizim te vizave edhe per keto dy vende te Ballkanit. Ai i ka kerkuar Komisionit Evropian qe te perfundoje punen me misionet e verifikimit per heqjen e vizave me vendet e Ballkanit perpara se Parlamenti Evropian te nise punen per propozimin e ri deri ne muajin prill. "Qe prej dhjetorit te vitit 2009, qytetaret e ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, Malit te zi dhe te Serbise, mund te udhetojne te lire drejt vendeve "shengen".

Ky liberalizim i suksesshem i vizave u be i mundur fale vendosmerise se Komisionit dhe Presidences Suedezete Keshillit" shkruan ne leter Aguilar, duke kerkuar te njejten gje edhe per dy vendet e tjera, Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. "Kjo ceshtje te konsiderohet urgjente. Nuk duhet te kete asnje vonese ne procedurat per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, pasi ne te kundert nuk do te permbushnim premtimin e dhene ne nentorin e shkuar", theksoi Aguilar. Sipas tij, ne mes te muajit prill te ketij viti, eshte permendur nje date per publikimin e vleresimit te nje raporti per keto dy vende.

Aguilar, propozon qe Komiteti per Lirine, Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme te Parlamentit Evropian, t'i jepte mireseardhjen mundesive te te gjithe procesit, qe nga misioni i perfundimit te verifikimit dhe dergimin e propozimit legjislativ parlamentit, i kryer ne nje rruge e cila i mundeson Parlamentit fillimin e punes pe rpropozimin e ri ne fillim te muajit prill. "Ky afat kohor, do t'i lejoje Parlamentit Evropian dhe Keshillit, te punoje ne propozimin e komisionit me nje qellim, miratimin e nje shqyrtimi te pareperparaveres", vleresoiai.

Sipas Aguilers, cdo vonese, ne vecanti midis publikimit te vleresimit te raportit dh eleshimit te propozimit legjislativ mbas muajit prill, zvogelon aftesine e ParlamentitEvropian, per plotesimin e procedures legjislative perpara pushimeve te veres. Ndaj ne letren dorezuar Komisioneres per Ceshtjet e Brendshme te Komisionit Evropian, Mallstrom perceshtjen e liberalizimit te vizave, Aguilers e vlereson ceshtjen si urgjente." Une besoj shume, se perfshirja juaj personale mund te beje nje diference, e cila do t'i lejoje Parlamentit dhe Keshillit te permbushin premtimet tona ne deklaraten e nentorit ku u theksua se propozimi do te trajtohej me "nje fare urgjence", shkruan Aguilar. Me tej ai thote se perfshirja e komisionierit Fule ne kete proces mund te sjelle ndryshimet e nevojshme per te lejuar Parlamentin Evropian dhe Keshillin Evropian qe te permbushe premtimin e dhene ne nentor ku u deklarua se propozimin per heqjen e vizave per vendet e tjera te Ballkanit do te shqyrtohej me urgjence.

Read More......

Naomi Campbell rreh shoferin shqiptar


Nju Jork- Nje shikim i pretenduar si provokues, i ka lene si kujtim shoferit 27-vjecar shqiptar te modeles Naomi Campbell disa te nxirra ne sy dhe fytyre, te shkaktuara nga grushtet e vete "panteres se zeze". Megjithese ishte pajtuar si shofer per t'i sherbyer gjate gjithe dites se marte modeles 39-vjecare, kosovari Miodrag Mejdina nuk e kishte menduar kurre se nje femer do ta zhdepte ne dru ne mes te lagjes me luksoze dhe me te njohur te Nju Jorkut, Manhatan.

Departamenti i policise ne kete qytet konfirmoi aktin e dhunes dhe shpalljen ne kerkim te modeles, teksa kishte marre deshmine e 27-vjecarit qe u gjet brenda nje limuzine me hematoma ne koke dhe fytyre. I identifikuar si Miodrag Mejdina, shqiptar, i riu nuk pranoi te bente denoncim, teksa ka shpjeguar i habitur se goditjet e panderprera i ishin shkaktuar brenda ne makine nga Naomi, te cilen po e transportonte per ne nje tjeter lagje te pasur. Lajmi ka shkaktuar shume buje ne mediat boterore, te cilat i jane referuar te dhenave zyrtare te policise se Nju Jorkut.

Zevendesshefi ne Departamentin e Publikut ne Policine e Nju Jorkut, Paul Brown, tha se Campbell ishte arratisur nga skena e krimit dhe se nje polic trafiku kishte pare skenen horror, ku 39-vjecarja, si nje boksiere e vertete, sulmonte te riun ne timon. "Ne u perpoqem te flisnim me modelen, por nuk e dinim se ku ndodhej", tha zyrtari i policise. I menjehershem ka qene reagimi i zedhenesit te modeles, Jeff Raymond, i cili i tha CNN-it ne nje deklarate shtypi se "Naomi do te bashkepunoje me policine vullnetarisht dhe kjo histori eshte me shume se nje shkembim shikimesh". Shoferi 27-vjecar u sulmua rreth ores 15:00 ne afersi te "58-th Street and Second Avenue" dhe ngjarja eshte pare nga agjenti i trafikut, i cili me pas kerkoi nderhyrjen e policise.

Sipas hetuesve, shoferi kishte hematoma ne koke dhe nxirrje perreth syrit te djathte, kurse agjenti i trafikut kishte pare Naomin teksa godiste pa nderprerje. Shoferi ishte kerkuar nga Naomi qe te sherbente per transportin pergjate gjithe dites ne nje studio ne Queens. Zyrtaret e policise konfirmuan se Mejdina nuk ka bere denoncim prane policise, ndersa pritet gjetja e modeles per te dhene sqarime rreth ketij incidenti dhe shkaqeve qe cuan ne te. Nuk perjashtohet nje ngacmim i modeles nga shoferi, por edhe nje keqinterpretim i shikimit prej 39-vjecares. Precedentet e modeles Naomi Modelja Naomi Campbell, 39 vjece, eshte gjetur fajtore ne disa raste te ushtrimit te dhunes.

Nje prej incidenteve ndodhi ne vitin 2005, kur goditi me telefon nje person dhe u shpall fajtore ne vitin 2007. Ne vitin 2000 u denua per nje sulm fizik ndaj asistentit te saj, ndersa ne vitin 1998 dhe ne tetor 2006 u arrestua perseri ne Londer per sulm ndaj konsulentit te saj. Ne te gjitha rastet modelja eshte shprehur se eshte perpjekur te mbaje inatin dhe merzitjen brenda vetes se saj, por eshte ngacmuar apo fyer prej viktimave te saj. Me 15 janar te vitit te kaluar kishte nje denim per rastin e ngritur kunder saj nga Gaby Gibson, e sulmuar dhe rrahur nga fakti per te mos qene ne gjendje te gjeje xhinse, sic modelja i pelqente.

Read More......

Sherr ne diskoteke, plagoset me thike shqiptari

Nje sulm me thike ne nje diskoteke ne Alassio te Italise, per pak i ka kushtuar jeten nje 24-vjecari shqiptar. Gjithcka ka ndodhur ne ambientet e nje klubi nate, kur nje person i panjohur ka hyre brenda dhe ka leshuar nje goditje me thike ndaj 24-vjecarit me inicialet A.M. Brenda ne klubin e nates u krijua nje kaos dhe panik tek klientet e tjere. Ky i fundit eshte derguar menjehere ne spitalin "Shen Maria" te Albengas me nje plage ne bark, por qe fatmiresisht nuk i kishte prekur organet jetesore.

Emigranti shqiptar 24-vjecar, i cili jetonte prej vitesh ne Kairo Montenotte ne Alassio me dokumente te rregullta, ka pohuar se ishte sulmuar nga nje person i panjohur. Policia eshte njoftuar menjehere me telefon per ngjarjen dhe ka mberritur ne vendngjarje. Policia ka mbledhur deshmi nga kliente te ndryshem ne klubin e nates dhe nga pronaret e saj, por ende autoresia e ngjarjes mbetet mister.

Agjentet e policise shpresojne ne identifikimin e autorit nepermjet kamerave te sigurise, te vendosura ne disko. Ende nuk dihet qarte motivi i ngjarjes, por hetuesit dyshojne ne disa pista njera prej tyre mund te jete nje konfrontim mes shqiptaresh, ndersa mendohet se shkak mund te kete qene edhe debati per nje vajze.

Plagosja

Emigranti shqiptar 24-vjecar, i cili jetonte prej vitesh ne Kairo Montenotte ne Alassio me dokumente te rregullta, ka pohuar se ishte sulmuar nga nje person i panjohur. Nje prej pistave te hetimit mund te jete konflikti per nje vajze.

Read More......

Trafiku i droges Shqiperi-Itali, pranga gjashte personave

Itali- Shkaterrohet banda qe merreshin me trafik, shitje dhe shperndarje te lendeve narkotike. Policia Italiane ne Forli ka bere te mundur arrestimin e gjashte persona, ku kater prej te cileve ishin shtetas shqiptar. Keshtu ne pranga rane Enkeljed dhe Armir Saliu, 19 dhe 16-vjec, te cilet ishin kusherinj mes tyre, dy vellezerit Andi dhe Blendian Topi, 23 dhe 27-vjec, Ciarochi Mauritius, nje punetor 46 vjec qe jetonte ne Rome, Monte Colombo (Rimini) dhe Maria de Chacon Los Anxhelos, 37-vjece. Sipas te dhenave nga mediat italiane ne krye te trafikut te droge ishin dy vellezerit Topi, nga Shqiperia, te cilet kishin disa vite qe jetonin ne Itali me dokumente te rregullta.

Gjate aksionit, i cili eshte kryer ne oret e para te mengjesit te djeshem, policia sekuestroi nje sasi prej 400 grame kokaine, me vere, rreth 35 mije euro, si dhe kater automjete me te cilat dyshohet se kryhej shperndarja e lendeve narkotike. Nga te dhenat paraprake dyshohet se furnitoret e lendes narkotike ishin dy te afermit Enkelejd dhe Armir Saliu, te cilet ne momentin e arrestimit te tyre zoteronin nje sasi droge ne doza, gati per shitje, e cila kishte nje vlere prej 390 euro. Gjate arrestimit te Ciarochi Mauritius, nje punetor qe jetonte ne Rome dhe Monte Colombo (Rimini), policia gjeti dhe sekuestroi nje sasi prej 112 grame kokaine. Nderkohe qe gjate kontrollit te baneses se Maria de Chacon Los Anxhelos, policia italiane gjeti dhe sekuestroi nje sasi prej 9 grame kokaine e paketuar ne 11 doza.

Shperndarja

Furnizimi dyshohet se sasia e droges se gjetur gjashte personave te arrestuar vinte nga Shqiperia dhe me pas shitej ne tregun italian kryesisht ne zonen e bregdetit Gabriele di Taranto, Puglia dhe ne Cervia. (Kohajone)

Read More......

Austria, 100 mije euro ndihme per Shkodren

Presidenti i Dhomes Federale te Ekonomise se Austrise, Kristog Laitl, ne nje leter drejtuar kryetarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Nikolin Jaka, ka deklaruar se Keshilli i Ministrave te Austrise ka rene dakord te mbeshtese Shqiperine me ndihme humanitare ne shumen 100 mije euro. "Deshiroj te shpreh simpatine time me te thelle per popullin shqiptar ne lidhje me permbytjet e medha dhe emergjencen civile ne Shqiperine veriperendimore", thuhet ne letren e Laitl. Disa kompani austriake me reputacion te larte kane dhene donacione ne shuma te konsiderueshme parash, apo kane ofruar donacione ne forme ndihme ndaj viktimave te permbytjeve dhe rikonstruksion infrastrukture.

Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes i eshte drejtuar homologeve te saj ne vende te ndryshme te Evropes, per te ndihmuar ne rimekembjen sa me te shpejte te ketyre zonave dhe kthimin ne normalitet te saj.

Tabela e permbytjeve diten e djeshme:

Nr Njesia vendore Toke e permbytur Persona te evakuuar dhe te akomoduar Shtepi te permbytura Shtepi te rre- thuara me uje 1B. Shkoder100 ha2005602K. Dajc1700 ha93 familje11503K. Ana Malit700 ha151654K. Velipoje1300 ha15531505K. Berdice900 ha1207K. Bushat1300 ha308K. Guri Zi 200 ha 1309K. Rrethina 100 ha Gjithsej 6300 ha 30874 shtepi 805 shtepi.

Read More......

Zbulohet banda grabitese e vilave

Aleksandri-Policia italiane ne Aleksandri ka arrestuar dy anetare te nje bande kriminale grabitesish, te specializuar per plackitje dhe vjedhje te vilave luksoze e apartamenteve, ne rajonin e Piemontit dhe Vale D'Aosta. Ata ishin bere protagoniste te disa bastisjeve, jo vetem ne vila te "vetmuara", por edhe ne institucione publike te zones. Hetimet e "Skuadres fluturuese" te antikrimit ekonomik, nisen pas vjedhjes se familjes se nje biznesmeni te njohur ne krahinen e Aleksandrise, ngjarje e ndodhur naten e 11 dhjetorit duke u gdhire data 12, ne vitin e kaluar. Hetimi i cili ka zgjatur per nje periudhe prej 3 muajsh nga agjentet italiane, ka cuar ne identifikimin dhe arrestimin e dy anetareve kryesore te ketij grupi kriminal, emrat e te cileve nuk behen te ditur.

Sipas policise italiane, grabitesit pasi kishin hyre ne vilen luksoze, duke prere rrjeten metalike dhe pasi i kishin lidhur pjesetaret e asaj familje ne katin e dyte te viles, kane mundur te levizin lirshem neper banese. Hajdutet kane marre prej andej te gjitha sendet me vlere, si dhe nje shume prej 10 mije eurosh qe mbaheshin ne kasaforte. Pas arrestimit te dy shqiptareve, policia njoftoi se gjashte anetare te tjere te te njejtit grup kriminal, jane shpallur ne kerkim per vjedhje me dhune, ku dy prej tyre, dyshohet se jane rumune. Sipas policise ky grup grabitesish, akuzohet edhe per gjashte grabitje te tjera, te kryera ne Aleksandri dhe Aosta, ngjarje te cilat jane ende ne hetim. Objekt i grabitjeve te ketij grupi kriminal, ishin banesat e personave te pasur ne zone. Shqiptaret dhe bashkepunetoret e tyre, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur, ne shumicen e rasteve kane vjedhur shuma eurosh, ndersa kane koleksionuar edhe sende me vlera te medha, si bizhuteri apo mallra te tjera. Pjesetaret e bandes, u identifikuan fale te dhenave te mbledhura qe kane deshmuar perfshirjen e tyre ne shoqerine kriminale. Ata jane denoncuar per vjedhje e rrembim, teksa ende jane ne kerkim.

Precedenti

Tre shqiptare u denuan me 21 vite burg per grabitje

Tre shqiptare, pjesetare te nje bande qe grabisnin vila luksoze ne vendin fqinj, jane denuar dje nga gjykata italiane ne Mendola. Kjo gjykate shpalli ne fund te procesit, vendimin perfundimtar te denimit per tre emigrante shqiptare, te akuzuar per grabitje vilash dhe pengmarrje, ngjarje e ndodhur ne vitin 2000. Togat e zeza kane denuar perkatesisht me nga 9 vjet e gjashte muaj burg secilin, si dhe me nga nje gjobe prej 1200 euro, tre shqiptare; Sinan Gjika 45 vjec, Fation Vokrri 30 vjec dhe Jedan Bardhaj 33 vjec. Ne baze te provave te paraqitura ne gjykate, eshte vertetuar se ne 17 prill te vitit 2000, kjo bande grabitesish, ka hyre me dhune ne vilen Foschi ne Mendola, prone e nje sipermarresi italian dhe i ka kerkuar atij nje shume prej 30 milione liretash. Per te arritur qellimin e tyre, grabitesit kane mbajtur peng gruan dhe dy femijet e tij. Nen kercenimin per jeten te familjareve te tij, pronari italian eshte detyruar te dorezoje shumen e kerkuar, por menjehere pas largimit te grabitesve, ai ka denoncuar ngjarjen ne polici. Menjehere kane nisur kerkimet per kapjen e tyre, te cilesuar si elemente shume te rrezikshem. Bashke me 3 shqiptaret e denuar nga gjykata, ne kete grabitje te dhunshme, kane qene edhe dy bashkekombes te tyre, te cilet jane arrestuar dhe denuar me pare. Ne vitin 2006, kjo gjykate denoi me 10 vjet burg Mikel Fushen, ndersa me 5 vjet burg Xhevahir Ndoken.



Arrestimi

Hetimi i cili ka zgjatur per nje periudhe 3-mujore nga agjentet italiane, ka cuar ne identifikimin dhe arrestimin e dy shqiptareve, drejtues te ketij grupi kriminal, emrat e te cileve nuk behen te ditur.

Dyshimi

Sipas policise, ky grup grabitesish akuzohet edhe per gjashte grabitje te tjera, te kryera ne Aleksandri dhe Vale D'Aosta, ngjarje te cilat jane ende ne hetim. Objekt i grabitjeve te ketij grupi kriminal, ishin banesat e personave te pasur ne zone.

Read More......
free hit counter Hits free counter Visitors