Vemendja per dramen “Pamje nga ura” nuk ka munguar ne asnje moment. Jo vetem pse nje drame nga Artur Miler ngjitej ne skenen e Teatrit Kombetar, por edhe per aktoret qe interpretuan ne te jane me te zeshmit e skenes shqiptare. Kane preferuar te heshtin pergjate provave, duke qendruar larg deklaratave per nje sukses te mundshem, jo vetem Timo Flloko, por edhe Yllka Mujo e deri te me te rinjte.
Vetem pak ore para premieres, Flloko i skenes shqiptare, apo Edi Karbone i Milerit, ka thene pak fjale, duke rrefyer se i ka shkelur ato lagje ne Bruklin, ku ishte vendosur drama e madhe njerezore. Pak fjale per te mberritur te suksesi i madh i premiere se mbremjes se 23 nentorit, e cila celi edhe sezonin e fundit te vitit 2007 per Teatrin Kombetar.
Munden te perkulnin publikun me lojen e tyre, jo vetem ata Edi Karbone e Bea, qe rreken nga Flloko e Mujo, por edhe dy aktoret e rinj te skenes, Indrit Cobani dhe lozonjarja Holta Gixhari. Duke rikthyer paksa ate tharmin artistik ne skenen e TK-se, qe prej kohesh ka nisur ta kete me pikatore.
Drame njerezore, qe mjerisht eshte aktuale cdo minute, mundi te rroket mire prej spektatorit dhe te percjelle emocione. Aq sa per minuta te tera, duartrokitjet e publikut nuk lane aktoret te largoheshin nga skena. Megjithate, ishte nje motiv me shume i gjithe ky sukses per aktoret, qe pasi te hiqnin petkun e rolit, te festonin me gjate suksesin e nje shfaqjeje boterore ne TK. E duket se per shqiptaret sot eshte ai realitet i italianeve te fillimshekullit te shkuar. Ndaj, edhe ajo veper ka nje lloj lidhje gati organike me kete realitet te sotem shqiptar dhe pse shkruar vite me pare, per emigrantet italiane, ata te jugut te varfer ne Ameriken e larget. Skenografia, qe mban firmen e te paarritshmit Agim Zajmi, ishte nje pjese teper e rendesishme e shfaqjes. E sikunder Zajmi eshte shprehur kahera, skenografia e mire eshte atehere kur nuk qendron vecmas shfaqjes, por arrin te behet njesh me te dhe te mos vihet re... duket se kjo e arriti. Ishte ne vendin e saj, teper funksionale, e kendshme per syrin e spektatorit dhe nje element per ta mberthyer me mire kumtin e shfaqjes. E megjithate, pakez mish i huaj nuk mungoi ne te.
Por, suksesi qe i padiskutueshem, e kjo fale nje pune teper te gjate, jo vetem ne tavoline me aktoret e me pas ne skene, por edhe punen parapergatitore te regjisorit Albert Minga. Perhere e gjeje ne sallen e provave para orarit te caktuar, kur duhej edhe aktoret te vinin. Cdo detaj bluhej ne koken e tij per te kerkuar me teper tek aktoret. Pra, nje pune aspak e shpejtuar, duke i lene kohen e duhur fjales dhe veprimit te piqej ne nje shfaqje, e cila padyshim qe perkuli publikun e Teatrit Kombetar naten e premieres, per te vijuar edhe ne mbremjet e tjera kur do te shfaqet.