Kjo Faqe eshte per shitje - This site is for sale - email albaniantimes@gmail.com

Vdes aksidentalisht emigranti shqiptar

Bruklin-Renia aksidentale e nje dege te renduar nga debora, i ka kushtuar jeten nje emigranti shqiptar me banim ne Bruklin te SHBA-se. Ketij rasti i kane kushtuar vemendje edhe mediat amerikane, te cilat e kane publikuar kete aksident. Viktima Elmaz Qyra, 47 vjec, eshte vrare teksa kalonte ne Parkun Qendror ne Bruklin, pasi nje dege peme rreth 20 metra e gjate e renduar nga debora, eshte shkeputur nga trungu. Ngjarja ndodhi te enjten, por eshte publikuar dje nga mediat amerikane, te cilat kane marre ne interviste familjaret e emigrantit.. Sipas pohimit te nje tjeter emigranti shqiptar, Elmaz Qyra bashke me familjen e tij, erdhi ne Nju Jork dhjete vjet me pare, ku u punesua dhe u vendos per te jetuar. "Une ndjeva aq keq dje, kur kam degjuar lajmin", tha Laudrim Qoku, 51 vjec.

Vajza 18-vjecare e viktimes, Erisa Qyra, teper e pikelluar per humbjen e parakohshme te te atit, tha se me mungon shume babai, por nuk qaj se ai nuk i donte lotet. Ndersa i biri 14-vjecar mundi te pohonte: Une e dua shume babin tim. Koleget e viktimes ne kompanine e autobuseve ku ai punonte, thane se shpeshhere 47-vjecari kthehej ne shtepi duke kaluar ne Central Park ne kembe, aty ku edhe gjeti vdekjen, pas goditjes nga dega e madhe e pemes. Ngjarja ka tronditur shume familjen e emigrantit. Fqinjet e tij, thane se viktima kalonte shume kohe me te afermit e tij, te cilet i vleresonte dhe i donte pamase. Ceremonia mortore e emigrantit shqiptar do te zhvillohet sot, ne vendbanimin e tij, ne Nju Jork, qytetin te cilin ai e donte aq shume. Sipas autoriteteve lokale, stuhite e ashpra te eres dhe bora kane keputur me shume se 26 peme ne parkun qendror. Ne te njejten dite me vdekjen e shqiptarit, nje peme tjeter goditi nje autobus, cka i detyroi zyrtaret ta mbyllin rrugen perkohesisht.

Aksidenti

Viktima Elmaz Qyra, 47 vjec, eshte vrare teksa kalonte ne Parkun Qendror ne Bruklin, pasi nje dege peme rreth 20 metra e gjate e renduar nga debora, eshte shkeputur nga trungu.

Varrimi

Ceremonia mortore e emigrantit shqiptar do te zhvillohet sot, ne vendbanimin e tij, ne Nju Jork. Sipas autoriteteve lokale, stuhite e ashpra te eres dhe bora kane keputur me shume se 26 peme ne parkun qendror.

0 comments:

Post a Comment

free hit counter Hits free counter Visitors