Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato (21-6, 4 Kos) fitoi mbrëmë ndaj sfidantit Alex Spitko ndeshjen e zhvilluar në ringun e "York Hall" në Londër.
Ky duel i ka shërbyer Qatos më shumë si një përgatitje për ndeshjen që do të zhvillojë më 1 maj në Tiranë për të mbrojtur titullin e kampionit të Botës WBF.
Boksieri durrsak me banim në Londër, vitet e fundit nuk njeh humbje dhe ka mbrojtur disa herë titullin e fituar. Kundërshtari me të cilin do të përballet Qato në maj akoma nuk është bërë i ditur.
Një emër i përfolur më parë ishte serbi me banim në Austri, Goran Knezeviç (17-2-1, 8 KOs), me të cilin Qato kishte programuar edhe më parë një duel, por boksieri serb u tërhoq dy ditë përpara ndeshjes.
Për Qaton kjo përballje do të jetë e katërta e vlefshme për titullin WBF, megjithëse këtë herë bëhet fjalë për titullin e World Boxing Federation, pas riorganizimit të federatës që më parë mbante emrin World Boxing Fundation. (d.b/ATA/BalkanWeb)
0 comments:
Post a Comment