Kjo Faqe eshte per shitje - This site is for sale - email albaniantimes@gmail.com

Itali, vritet shqiptari, ne kerkim autoret


SIENA- Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmë në një lokalitet 7 km larg Sienës. Viktima, Lorenz Lamia, 27 vjec jetonte në Itali me dokumente të rregullta dhe punonte si kamarier në Siena.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA 27 vjecari është goditur me pistoletë.

Sipas mediave lokale italiane rreth orës 23.00 të së dielës 27 vjecari është qëlluar me tre plumba pistolete, një në kokë dhe dy në gjoks, teksa po parkonte makinën e tij poshtë pallatit ku banonte me disa të afërm. Shqiptari ka gjetur vdekjen në spital.

Vrasësit janë larguar me makinën me të cilin kishin mbërritur në vendin e krimit. Makina është gjetur në flakë afër varrezave të Arbias, një orë pas krimit.

Policia ka nisur hetimet mbi vrasjen e cila ka karakteristikat e një ekzekutimi. Gjatë natës janë vendosur një sërë postblloqesh për arrestimin e autorëve, si dhe janë marrë në pyetje dëshmitarët e parë, mes të cilëve i vëllai dhe kunata e 27 vjecarit.(s.g/BalkanWeb)

0 comments:

Post a Comment

free hit counter Hits free counter Visitors