ATHINE - Një emigrant shqiptar në Greqi ka mbetur i vrarë aksidentalisht dje pasdite në kryeqytetin grek. Mediat bëjnë të ditur se "25 vjeçari mori plumba vdjekjeprurës teksa po kalonte në rrugë, në një kohë kur policia ishte në aksion për kapjen e dy kriminelëve, të cilët hodhën edhe granata në drejtim të policëve.
Emigranti shqiptar,një 25 -vjeçar baba i një fëmijë po ktheje nga puna për në banesën e tij kur u qëllua. Zëdhënësi i policisë tha se "për fat të keq gjatë shkëmbimit të zjarrit me keqbërësit humbi jetën një bashkëqytetari ynë". Por ai nuk hezitoi ta quajë operacionin të suksesshem, pasi kriminelët u kapën.
Po sipas policisë dy keqbërësit e arrestuar janë po shqiptarë që vuanin dënimin për vjedhje bankash në burgun e Larisës. Ata kishin marrë leje nga burgu, por nuk ishin kthyer më.
0 comments:
Post a Comment